• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Topallaj: Partitë opozitare e kuptuan gabimin, ndaj po kërkojnë zgjedhje
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Topallaj: Partitë opozitare e kuptuan gabimin, ndaj po kërkojnë zgjedhje

7 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Rotacioni i bashkive nuk ka prekur Partinë Bindja Demokratike, e krijuar nga përfaqësues të mëparshëm të Partisë Demokratike, por ai që nuk e ka humbur vendin në Këshillin Bashkiak të Tiranës, por tashmë nga partia që ka për koordinator Patozin, është Fabian Topollaj.

Ai ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00 nga ku u shpreh se Bindja Demokratike mori një rezultat të kënaqshëm më 30 qershor, por thekson se opozita gaboi duke braktisur pjesëmarrjen dhe kjo e bëri mazhorancën më të fortë, sipas tij.

“Koha i dha të drejtë Bindjes Demokratike. Braktisja e zgjedhjeve forcoi edhe më shumë mazhorancën, duke kompozuar edhe këshilla bashkiakë thuajse në organe jo pluraliste. Ne do të kemi vetëm fjalën, por kjo do të vlejë sepse do të ketë një përfaqësues të opozitës që do të bëjë denoncimin. BD mori rreth 30 mijë vota, por duhet pasur parasysh fakti që nuk kishim kandidat në të gjitha bashkitë. Nuk është e rëndësishme vota, aq më tepër në këtë situatë të krijuar në Shqipëri për të matur përpjekjen e një partie politike. Ne e dimë se në çfarë situate ishim. Votuesi normal i Bindjes Demokratike do të ishte ai njeriu normal që e kuptonte që opozita kryesore bëri një vetëvrasje, çmenduri që nuk hyri në zgjedhje. Këtij votuesi normal nuk u la mundësia të shprehej. Vjedhje votash pati në mënyrë masive”.

Për Topollajn, një pjesë e partive opozitare e kanë kuptuar se kanë gabuar me mospjesëmarrjen në 30 qershor dhe tashmë po kërkojnë zgjedhje.

“Partitë kryesore opozitare në Shqipëri, një pjesë e të cilave e kanë kuptuar çmendurinë që ka ndodhur më 30 qershor duke mos marrë pjesë dhe një pjesë e tyre po duan të hynë në zgjedhje”, tha Topollaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË ZYRË GATI PËR..."/ Klajdi Haruni le nam në skenë, s'di asnjë fjalë të këngës (FOTO)
Previous article "SHQIPTARËT NUK NDALEN ATA PO..."/ Mediat Britanike: Një në 10 të burgosur të huaj në Angli është...

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT