“Toyota” dhe 3.4 milionë eurot, kanë qënë kryefjala e këtyre dy ditëve. E megjithatë, ashtu siç edhe dihet, nuk ishte e “papritur”
Gjithçka nisi të enjten e 21 Qershorit, ku kreu i Partisë Demokratike, në Kuvend në fjalimin e tij bëri një denoncim, dhe deklaroi se një prej deputetëve ka porositur një “Toyota Yaris”.
Deklarata e plotë:
“Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita”, ishte kjo deklarata e Bashës të enjten në Kuvend.
Reagimi i Ballës, veç të qeshurave në Kuvend, u pasua edhe me një postim në “Facebook”:
“O Babale! Mjere kush te beson ty akoma dhe taksirati yne qe kemi perballe nje opozite qe e ktheve ne teater babalesh!
Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke me kellqe as te shtrengosh llastikun e brekusheve te rrenave, qe te bien perdite ne sy te miletit dhe ti hic s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit… Hajde Babale hajde, fli gjume tani fli se per sot e dhe shfaqjen e renies se brekusheve.”
Ping-Pongu duket se vijoi me Bashën që në një deklaratë për median u shpreh:
Basha përsëriti se për këto para kishte dalë garant kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Sipas tij, këto para të sekuestruara mendohet se do të shkojnë për ndërtime kullash në vend.
“Pyetja është ku do të shkojnë këto para, veçse për ndërtimin e kullave të Erion Velisë, sa biznese do shkatërrojnë, sa viktima do shkaktojnë, edhe sa shqiptarë do largohen nga vendi. Këto pyetje duhet të gjejnë zgjidhje dhe përgjigje. Për milionat e kaluara garant ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla”, deklaroi Basha.
Po ditën e djeshme, deputeti i PD-së Alibeaj vijoi me akuzat e forta duke shtuar se eurot përveçse janë të garantuara nga Balla, kanë dhe lidhje me një nga bandat e Elbasanit.
“Pasi e vuri në shërbim të Tahirit dhe për Xhafën, sot e përdori për të fshehur lidhjet e Taulant Ballës për pastrimin e parave të Ballës.
Policia private gënjeu shqiptare për rrethanat. PD deklaron me përgjegjësi se Balla ishte garanti për të hyrë këto para në Shqipëri dhe janë për një bandë që operon në Elbasan.”
I menjëhershëm ka qënë sërish reagimi i kreu të Partisë socialiste, Taulant Balla që shprehet se do të depozitojë një kallëzim penal ndaj kreut demokrat.
Këtë e vijoi edhe sot ku në një deklaratë për median duket se paralajmeroi një “furtunë” në Kuvend kur tha se të enjten, do i nxjerri Bashës disa të vërteta.
Socialistët duket se kanë preferuar të heshtin, përvec Pjerin Ndreut dhe Alket Hysenit që kanë akuzuar dhe ironizuar Bashën.
E ndërsa Alket Hyseni, deklaroi sot se Basha me fjalën e tij në Kuvend ka dekonspiruar operacionin e policisë.
E ndërsa të gjithë “luajnë” me deklarata, duket se i vetmi që zgjedh ta përshkruaj me një meme të gjithë ngjarjen, është doktori.
Përgatiti: AlpeNews.al







