• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
28 NËNTORI/ Shqipëria feston 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë! Aktivitete festive në vend
Home
Kulturë

28 NËNTORI/ Shqipëria feston 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë! Aktivitete festive në vend

28 November, 2025 s.autor Breaking News, Kulturë, Sociale

Sot Shqipëria feston 113-vjetorin e Pavarësisë. Shqiptarët e të gjitha trevave e nderojnë këtë ditë si një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit. Në të gjitha qytetet zhvillohen aktivitete festive, me në qendër në Vlorë, aty ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi më 28 nëntor të vitit 1912.

28 nëntori përkon edhe me ditën kur Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti më 1443 flamurin e Kastriotëve në Krujë, duke udhëhequr rezistencën kundër Perandorisë Osmane.

Pavarësia e Shqipërisë u shpall më 28 nëntor 1912  nga Ismail Qemali në Vlorë. Në Kuvend morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Menjëherë më pas, Asambleja formoi qeverinë e parë të pavarur, të kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe Këshillin e të Urtëve të njohur ndryshe edhe si Pleqësia. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur.

I pari që ka bërë një urim ka qenë kryeministri Edi Rama. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar ai krahas një fotoje.

Në këtë ditë të shënuar, do të mbahen një sërë aktivitetesh në vend. Në Vlorë, aktivitetet përfshijnë ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit që pritet të nisë në orën 10:00, nderime te varri i Ismail Qemalit, parada, ekspozita, panaire, shfaqje folklorike, koncerte rinore e simfonike, si dhe Koncertin e Madh Festiv në mbrëmje.

Po ashtu edhe Tirana do të jetë e mbushur me aktivitete. Festa nis në orën 10:00, me ceremoninë e Nderimit të Flamurit. Më pas, Pazari i Ri do të shndërrohet në një hapësirë të madhe festive me aktivitete tradicionale, ku të rritur e fëmijë do të shijojnë gatime shqiptare, performanca folklorike dhe muzikë live.

Në bulevard, tek instalacioni “Trumpeta”, Ansambli Popullor i Tiranës do të sjellë një performancë të veçantë që premton emocione dhe atmosferë të ngrohtë. Një koncert i dedikuar fëmijëve do të zhvillohet në Kopshtin Zoologjik, ndërsa Parku Rinia do të presë një sërë aktivitetesh të hapura për të gjithë publikun.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Shpërndanin kokainë dhe heroinë me BMW, arrestohen dy persona në Tiranë
Previous article SHPËRNDARJA E BONUSIT TË FUNDVITIT PËR PENSIONISTËT/ Kreu i ISSH jep lajmin e mirë: Përfitojnë edhe ata që..

s.autor

Postime të ngjashme

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT