• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHPËRNDARJA E BONUSIT TË FUNDVITIT PËR PENSIONISTËT/ Kreu i ISSH jep lajmin e mirë: Përfitojnë edhe ata që..
Home
Ekonomi

SHPËRNDARJA E BONUSIT TË FUNDVITIT PËR PENSIONISTËT/ Kreu i ISSH jep lajmin e mirë: Përfitojnë edhe ata që..

27 November, 2025 s.autor Ekonomi

Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të nisë zyrtarisht më 1 dhjetor 2025, paralelisht me pagesat mujore të pensioneve. Lajmi u konfirmua nga drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në Klan News me gazetaren Enita Mema, vetëm një ditë pasi Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për bonusin festiv.

“Shpërndarja e bonusit do të fillojë bashkë me pagesat e fillimit të muajit dhjetor. Praktikisht dhe teorikisht do të fillojë në 1 dhjetor. Edhe pse dita e hënë është pushim, ne kemi rënë dakord me Postën Shqiptare që edhe dita e hënë do të jetë ditë pune, që do të thotë se pensionistët të paraqiten që në orën 08:00 për të tërhequr këstin mujor bashkë me bonusin e fundvitit”, tha Hado.

Ai bëri me dije se tashmë ka filluar puna në ISSH për gjenerimin e faturave të pensioneve për muajin dhjetor, si dhe për bonusin e fundvitit, ndërsa Posta Shqiptare është financuar për të përballuar pagesat, në mënyrë që më 1 dhjetor gjithçka të jetë gati.

“Më datë 1 dhjetor çdo gjë është gati dhe pensionistët që kanë radhën për të marrë pensionin atë ditë, do ta marrin bashkë me bonusin e fundvitit”, shtoi Hado.

Për pensionistët që marrin pensionin në bankë, bonusi do të kreditohet njëkohësisht me këstin mujor më 20 dhjetor. Sipas vendimit të qeverisë, ata që kanë pension nën 20 mijë lekë do të përfitojnë 15 mijë lekë, ndërsa ata me pension mbi këtë shumë do të marrin 10 mijë lekë.

“Secili pensionist në sistemin tonë ka një llogari virtuale dhe në bazë të sistemit informatik do të bëhet kjo ndarje”, shpjegoi Hado.

Bonusi përfitohet nga të gjithë pensionistët aktualë, por edhe nga ata që plotësojnë kushtet për pension deri më 31 dhjetor 2025, përfshirë edhe ata që aktualisht janë ende në punë. Afati për të tërhequr bonusin është shtyrë deri më 30 qershor 2026, duke u dhënë gjashtë muaj kohë për ta përfituar.
“Ky bonus përfitohet nga të gjithë ata që sot janë pensionistë, por edhe nga ata që përfitojnë kushtet për pension deri në 31 dhjetor 2025. Edhe ata që aktualisht punojnë, por e mbushin datën për të dalë në pension më 31 dhjetor, janë subjekt i këtij vendimi dhe do ta marrin. Afati për tërheqjen është shtyrë deri më 30 qershor 2026”, theksoi Hado.

Ai siguroi se të gjitha procedurat financiare dhe teknike janë finalizuar dhe shpërndarja e bonusit do të zhvillohet pa pengesa që prej datës 1 dhjetor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 28 NËNTORI/ Shqipëria feston 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë! Aktivitete festive në vend
Previous article U VRA NGA STUDENTJA/ Zbardhet pas 17 vitesh e vërteta e zhdukjes së profesorit…

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT