• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
26 VJETORI I ZHDUKJES SË REMZI HOXHËS/ Djali: Shqiptarët të kuptojnë dëmin që u ka shkaktuar Berisha
Home
Politikë

26 VJETORI I ZHDUKJES SË REMZI HOXHËS/ Djali: Shqiptarët të kuptojnë dëmin që u ka shkaktuar Berisha

21 October, 2021 F.autor Politikë

Sot në 26-vjetorin e zhdukjes së mistershme të Remzi Hoxhës, bëhet përurimi i rrugës “Remzi Hoxha” në Shkup.

Për të treguar më tepër rreth këtij organizimi, djali i tij, Ardian Hoxha tha se edhe në Kaçanik e Ferizaj është vendosur emri i babait të tij.

Ai u shpreh edhe për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Berisha, ku tha se për familjen e tij ai ka qenë “non grata” me vite.

“Shkupi është qyteti i tretë ku po bëhet ky organizim në nder të vendosjes së emrit të rrugës “Remzi Hoxha”. Edhe në Kaçanik ku është prejardhja e familjes tonë është rruga “Remzi Hoxha”. Po ashtu edhe në Ferizaj, atje ku ne jetuam pjesën më të madhe të jetës. Ky përurim bëhet sot në 26 vite pas zhdukjes së tij.

Me këtë rast është edhe një organizim në teatrin e Shkupit, me veprimtarë, familjarë dhe personalitete të tjera. Unë si djali i tij kam humbur shpresën te çdo person që merret me politikën, pasi asnjë nga ata nuk merren me zbardhjen e së vërtetës, për të zbuluar eshtrat e tij në mënyrë që edhe ne të jemi të qetë shpirtërisht. E vërteta e zhdukjes së tij dihet, me në krye drejtuesin e SHIK-ut.

Edhe në gjykatë është vërtetuar se cilët kanë qenë personat që e kanë marrë. Rasti jonë u shndërrua në një luftë politike. Por tani nuk na intereson më politika, duam vetëm eshtrat e tij. Berisha për familjen tonë ka qenë non grata me vite. Me propagandën dhe mungesën e një media të lirë, ai ishte idhull i çdo shqiptari, deri sa u kuptua lidhja e tij me Millosheviçin dhe furnizimin e Serbisë me naftë, kur e gjithë bota i kishte vendosur embargo. Uroj që ky vendim t’i hap sytë popullit në Shqipëri dhe të kuptojnë edhe ata se çfarë dëmi historik i ka shkaktuar vendit ky njeri.”, u shpreh Ardian Hoxha për Dritare Tv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PIOLI SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan hidhet në sulm, kërkon të marrë në janar fantazistin...
Previous article Gallata e padisë së LSI: Padit tradhtarët e saj e lavdëron tradhtarët e PS si ish-drejtoresha e Tatimeve

F.autor

Postime të ngjashme

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen Politikë

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT