• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
25 PRILLI/ Rama: Ndërtojmë resortin e parë të skive, në diskutime me kompaninë që po ndërton portin turistik të Durrësit
Home
Politikë

25 PRILLI/ Rama: Ndërtojmë resortin e parë të skive, në diskutime me kompaninë që po ndërton portin turistik të Durrësit

5 April, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

I pranishëm në Korçë, në vijim të takimeve elektorale, kryeministri Edi Rama tha se vizioni i PS-së është ta shndërrojë Shqipërinë në kampione të turizmit në Ballkan.

Ai u shpreh se është i pa eksploruar turizmi malor në vend, ndërsa dha lajmin se kanë filluar bisedimet me kompaninë nga Arabia Saudite “EMAAR”, që po ndërton portin turistik të Durrësit, për ndërtimin e resortit të parë të skive në Moglicë.

Po ashtu Rama i bëri thirrje emigrantëve korçarë që kanë një shtëpi në fshat, që të investojnë agro-turizëm, që sipas tij, është një industri që po sjellë mjaft të ardhura për familjet.

“Vizioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan, të agroturizmit. Është tërësisht e mundur dhe një proces që ka hyrë në rrugën e realizimit dhe që do të kërkojë kohën e vet. Nëse ne flasim për projekte të mëdha në turizëm, se nëse flasim për Durrësin, për shndërrimin e portit në një port të madh turistik, porti i Vlorës, Porti i Sarandës që tani është një kantier, nëse flasim për dy portet e reja tregtare që do ndërtohen.

Nëse flasim për aeroportin e Kukësit me çunat që do vijë nga Londra të zgjedhur me numër sharjes që më bënin mua kur i thoja për aeroportin e Kukësit, do vijojmë më pas me atë të Sarandës. Nëse flasim për parqet fotovoltaike, apo sektorin e energjisë. Të gjitha këto vijnë si rezultat i faktit se në këto dy mandate ne kemi ndërtuar një platformë të re që do të ngremë Shqipërinë në një nivel tjetër.

Me kompaninë që ndërton portin turistik të Durrësi, kemi filluar diskutimin për ndërtimin e resortit të parë të skive në zonën e Moglicës, projekt që do jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri që e kemi lidhur gjithmonë vetëm me verën, por kemi të pa eksploruar turizmin malor dhe Korça është zgjedhja e parë për këtë dhe hapja e një resorti skish do sjellë shumë më tepër punë e reputacion.

Ka ende shumë hapësirë edhe për zhvillimi e bujqësisë dhe agro-turizmin. I bëj apel atyre që janë në emigracion nga kjo zonë që nëse kanë një shtëpi në zonën e fshatit, të investojnë në agroturizëm se do sjelli të ardhura më të larta se i punësuari i kujtdo në emigracion. Kemi sot pika agroturizmi në të gjithë Shqipërinë që tregon se kjo industri sjell të ardhur atë konsiderueshme për familjet”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKAT/ Thatësirë që pas derbit, Partizani ka vetëm 1 fitore në 7 takimet e fundit
Previous article "SPITALI I FIERIT POTHUAJSE NË PËRFUNDIM"/ Rakacolli: Politika po shkel masat anti-COVID në fushatë, të mos bëjnë grumbullime

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive Aktualitet

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT