• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SPITALI I FIERIT POTHUAJSE NË PËRFUNDIM”/ Rakacolli: Politika po shkel masat anti-COVID në fushatë, të mos bëjnë grumbullime
Home
Sociale

“SPITALI I FIERIT POTHUAJSE NË PËRFUNDIM”/ Rakacolli: Politika po shkel masat anti-COVID në fushatë, të mos bëjnë grumbullime

5 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se spitali i Fierit është pothuajse në përfundim ashtu sikurse ishte premtuar se do të jetë gati brenda muajit prill. Duke folur për strukturën e spitalit, Rakacolli theksoi se ai është i ndërtuar me paramentra bashkëkohorë.

“Spitali i Fierit është pothuajse në përfundim ashtu siç ishte premtuar. Ka mbaruar së ndërtuari ana strukturale dhe po vijnë po instalohet pjesa më e madhe e aparaturave. Janë bërë të gjitha dhomat e pacientëve në kushte shumë të mira bashkëkohore të gjitha dhoma teke me shtretër që janë të lëvizshëm të  komandueshëm nga vetë pacienti dhe me sistem lajmërimi direkt nga shtrati për infermieren.

Me tualete brenda me gjithçka që nevojitet për një qenie të mirë në spital me kushte optimale. E rëndësishme është që janë të ndërtuara me paramentra bashkëkohore të gjtha vëndet e aparaturave do të ketë një radiologji moderne që përveç aparateve klasike siç janë aparatet e radiologjisë digjitale do të jenë të gjitha do të ketë një skaner do të ketë një rezonancë një radiograf që tu përgjigjet urgjencave qofshin hermodinamike kardiake por edhe urgjencave që kanë të bëjnë me problemet e qarkullimit të gjakut neurologjike një shërbim që ofrohet vetëm në qendrën universitare nënë tereza.  Është bërë një repart për sëmundjet infektive dhe një repart urgjence i ndërtuar sipas koncepeteve moderne të trizhimit dhe të zgjidhjes së shpejtë të problemeve që kanë pacientët dhe një dhomë tjetër që do tu shërbejë pacientëve që vijnë në gjendje të rëndë të kenë menjëherë ndihmë të kujdesit intensiv. Është një spital me parametra bashkëkohore  dhe do ti shërbejë për një nivel më të rritur të kujdesit shëndetësor të të gjithë rajonit. Kjo është dhe arsyeja pse jemi sot këtu dhe ka ardhur grupi turk që do të jetë pjesë e menaxhimit të këtij spitali dhe jemi duke diskutuar mbi temat e kontratave dhe mënyrat si do menaxhohet nga ana praktike”, tha ajo.

Për procesin e vaksinimit masiv që ka nisur prej 9 ditësh në vendin tonë, Rakacolli thotë se po ecën me ritmet më të shpejta në rajon, duke ia kaluar edhe Serbisë e cila ka qenë në vend të parë.

“Ritmi si ka ecur këto 10 ditë vaksinimi në Shqipëri është më i larti në rajon sot kanë dalë të dhënat dhe ne jemi në vend të parë duke ia kaluar edhe Serbisë e cila për ritme ishte në vend të parë. Kjo ka ndodhur si rezultat një rradhë të parë i sigurimit të një vaksine meritë e Ramës por edhe të mobilizimit dhe përgatitjes së të gjitha strukturave shëndetësore për të përballuar një proces vaksinimi masiv dhe do  doja të theksoja dhe meritën e manastirliu”, shtoi Rakacolli.

Ndonëse ishte parashikuar që me uljen e rasteve dhe me shtimin e vaksinimeve të zbuteshin dhe masat anti-COVID, Rakacolli tha se nga Komiteti Teknik po shihen disa problematika që kanë të bëjnë me zhvillimin e fushatës. Zv.ministrja tha se kanë konstatuar se disa parti politike nuk i zbatojnë masat dhe përmes ekranit të Report Tv ajo u bëri një apel që të mos bëjnë grumbullime.

“Fatmirësisht e kemi diskutuar dhe bashkë nivelin e masave doli që ekspertët e komitetit e kishin vlerësuar si duhet situatën dhe masat e propozuara prej tyre po japin rezultatin por dua të theksoj se ka një rritje të ndjeshmërisë së një pjese të popullatës për ti zbatuar masat dhe padushim kjo është pjesë e suksesit. Duke marrë parasysh dhe procesin e vaksinimit dhe ritmet si po ecim dhe menduam se gjërat duhet të shkojnë mirë.

Por ekspertët në vlerësimet që po i bëjnë situatës janë të shqetësuar për disa fenomene që vihen re në grumbullimet që bëhen për shkak të fushatës elektorale. Kur kemi diskutuar masat kemi diskutuar dhe faktin se Shqipëria po hyn në fushatë elektorale dhe a duhej rekomanduar ndonjë gjë. Eksperienca e vendeve që kanë kaluar fushatë në pandemi, treguan që nëse zbatohenmasat si duhet procesi i fushatës elektorlae dhe i votimit nuk ndikon në rritjen e shifrave të pandemisë.

Por ajo që po vëmë re është se disa parti politike nuk po i zbatojnë si duhet ato rekomandime që kemi dhënë dhe gjen rastin tju lutem përulësisht të gjithë drejtuesve të fushatave elektorale të mos bëjnë grumbullime njerëzish pa respektuar distancën e sigurisë dhe mbajtjen e maskave  sepse dhe në pamje televizive duken njerëz të afruar njerëz që smbajnë maska apo që e mbajnë maskën te mjekra”, tha zv.ministrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 25 PRILLI/ Rama: Ndërtojmë resortin e parë të skive, në diskutime me kompaninë që po ndërton portin turistik të Durrësit
Previous article 25 PRILLI/ Rama: Programi Rilindja urbane mori hov në Korçë, para 8 vitesh nuk bëhej fjalë për turizëm

Delo.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT