• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
2 RAUNDE TË DËSHTUARA PËR PRESIDENTIN E RI/ Sot zhvillohet votimi në Kuvend
Home
Politikë

2 RAUNDE TË DËSHTUARA PËR PRESIDENTIN E RI/ Sot zhvillohet votimi në Kuvend

23 May, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në Presidencë është djegur pasi nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

Negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit mes maxhorancës dhe opozitës janë ndërprerë, pasi kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj tha se PS ka prishur marrëveshjen e arritur me konsensus. Në pretendimin e saj maxhoranca ka deklaruar se Alibeaj është keqkuptuar, pasi ato kanë rënë dakord që opozita t’i bëjë propozimet për kandidatët për president në raundin e dytë dhe të tretë, kurse socialistët të kishin mundësi të bënin propozimet e tyre në raundet e fundit.

Nga Fieri ku pa nga afër procesin për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të PS, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla u shpreh ditën e djeshme se nuk e kupton pse PD u tërhoq nga marrëveshja e arritur në konferencën e kryetarëve ndërsa shtoi se orët në vijim duhen përdorur me përgjegjësi në mënyrë që të mos digjet pa kandidatë edhe raundi i dytë. Mirëpo kjo ndodhi pasi afati i fundit ishte dje deri në orën 16:00, kandidatët me 20 firma deputetësh duhet të depozitoheshin në Kryesinë e Kuvendit.

Kurse PD thotë se PS u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin sipas tyre vetë Balla ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve. Sipas PD, PS u tërhoq nga pakti pasi pa emrat e kandidatëve për President, të cilët nuk mund ti “joshte”.

Ndërkaq Kuvendi sot do të zhvillojë seancën plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Nëse opozita vijon të mos sjellë kandidatë zyrtarisht për zgjedhjen e Presidentit atëherë maxhoranca në votimin e katërt do t’i japë vendit kreun e ri të shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QËLLUAN ME ARMË DREJT REPERIT SHQIPTAR PAS PROBLEMEVE ME...? Pronari i klubit zbulon si qëndron e vërteta
Previous article LUFTA/ Rusët “tradhtohen” edhe nga qeni, bashkohet me forcat speciale ukrainase (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT