• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
18 maj, Dita Ndërkombëtare e Muzeve, vizita falas për publikun në të gjithë vendin
Home
Kulturë

18 maj, Dita Ndërkombëtare e Muzeve, vizita falas për publikun në të gjithë vendin

18 May, 2018 anxheladoko Kulturë

Muzetë që komunikojnë, Qasje të reja, Publiku ri” është tema e këtij viti, me rastin e 18 majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve”.

Kjo datë është vendosur që prej vitit 1977 nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve – ICOM, që funksionon pranë UNESCO-s.

Muzetë, parqet arkeologjike dhe drejtoritë rajonale të vendit janë mobilizuar për të ofruar një buqetë të gjerë ngjarjesh për publikun, nga nxënësit e shkollave e deri te qytetarët artdashës.

Ndër aktivitetet që do të zhvillohen veçojmë ekspozimin e 25 panelave me imazhe të mjediseve dhe koleksionit të Muzeut Ikonografik “Onufri”, në Berat, organizimi i një ekspozite me fokus, shtypin e vjetër shqipar, duke prezantuar në origjinal dhjetëra tituj të gazetave dhe revistave shqipe në muzeun e Korçës, si dhe njohja e nxënësve me vlerat arkeologjike dhe rëndësinë historike të tyre, si dhe rolin e muzeve në ruajtjen dhe promovimin e tyre pothuajse në të gjithë muzetë e vendit.

Ministria e Kulturës bën të ditur se sot hyrja në të gjitha muzetë e vendit do të jetë falas.

Dita Ndërkombëtare e Muzeve është një mundësi më shumë për punonjësit e muzeve që përmes kontakteve me publikun e vizitorët të dëshmojnë përpara tyre sfidat me të cilat ndeshen muzetë në mënyrë që ato të mbeten ashtu siç e përcakton edhe ICOM “një institucion në shërbim të shoqërisë dhe zhvillimit të saj”.

ICOM i fton të gjitha institucionet kulturore të gjitha tipologjive në të gjithë botën që t’i bashkohen Ditës Ndërkombëtare të Muzeve dhe të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj koleksioneve duke përdorur të gjitha lidhjet që i bashkojnë ato me komunitetet e tyre , peizazhin kulturor dhe mjedisin natyror.

Muzetë dhe parqet arkeologjike në Shqipëri kanë “rrëmbyer” një shifër mbresëlënëse vizitorësh në tremujorin e parë të 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i vizitorëve në muze në tremujorin e parë 2018 është 24.477, duke shënuar rritje me 83,7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqiptari, kapobanda e organizatës kriminale në Malin e Zi. Të gjitha pasuritë që i sekuestrohen
Previous article HIPOTEKA/ Po prisni tapitë e shtëpive? Ja 203 pronarët që e kanë gati

anxheladoko

Postime të ngjashme

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT