Pas publikimit të skandalit të 16 pronave të paregjistruara, por që mbaheshin të fshehura nga babai i saj që u zbuluan nëpërmjet faturave të energjisë elektrike, zbardhet një anë tjetër e skemës së kësaj megaafere me vlerë rreth 2 milionë euro.
Alpenews.al ka arritur të sigurojë deklaratën e pasurisë së ish Drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtët dhe Dekriminalizimit Rovena Gashi, për ta bërë sot publike për herë të parë.
Siç mund ta shihni në faqet e këtyre dokumentave, nga 14 shtëpi dhe dy godina biznesesh të fshehura për vettingun, krahu i djathtë i Adriatik Llallës për të qenë deri në fund e besueshme me sa duket në lojën e saj, ka ngritur një alibi pasurie krejt të ndryshëm në letra, nga sa iu zbulua sëfundi në realitet.
Siç mund të verifikohet fare lehtësisht nga gjithkush, ajo figuron një person i varfër, për të të ardhur keq, sepse ka shënuar se ka marë mjaft kredi nëpër banka dhe është e zhytur në borxhe.
Ajo rezulton në një borxh prej rreth 42 mijë euorsh në banka per shtëpinë dhe si një person që ka shkuar deri atje në skamjen e saj, sa është detyruar që të mari kredi edhe për të blerë një lavatriçe për shtëpinë.
Secili mund ti shohë vetë tani këto deklarata që znj. Gashi ka dorëzuar me dorën e saj dhe të bë krahasimin me pallatet në bregdet, 14 shtëpitë dhe dy godinat e bizneseve që nuk i ka deklaruar të cilat përllogariten në një vlerë prej 2 milionë eurosh, për të kuptuar se çfarë loje luhet në emër të transparencës dhe me pastërtinë e figurës së njeriut që ka patur çelësat e Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë për 5 vjet, po aq sa edhe ish Kryeprokurori Llalla, vetë.
Rikujtojmë se sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson, i ndaloi hyrjen në SHBA familjes Llalla, me motivacionin për përfshirjen e tij në raste të mëdha korrupsioni. A thua që bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë në gjithçka nuk ka ditur gjë, aq sa ka qenë e detyruar që të zhytet nëpër kredira dhe borxhe siç e përshkruan veten në këto shkresa?!
Përgatiti: Alpenews.al






