Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët online.
Ai është ndalur fillimisht tek fushata e PS dhe fakti që kryeministri nuk pranon të dalë në debat e të.“Fushatë detyruar me punonjës që merren me detyrim në takimet me Ramën ndryshe pushohen nga puna.
Kanë një fushatë pa frut, pa asnjë lloj llogaridhënie për atë që është bërë në 12 vite, Pa asnjë premtim pasi premtimet 12 vjeçare janë provuar të gënjeshtërta. Kësaj Radhë Rama zgjodhi banaliteti, aspekte të Big Brother për të mashtruar shqiptarët e mbuluar vjedhjet.
Unë vi para jush për t’iu përgjigjur çdo pyetje që keni e për të dëgjuar çdo koment apo sugjerim që keni.
11 maji i jep përgjigjen përfundimtare praktikës së ekstremit së majë, narkoshtetit shqiptar, për censurën. Rama refuzon në mënyrë të prerë debatin me mua, e ftoj sërish, jo se kam ndonjë dëshirë të madhe ta takoj, por e bëj në emër të transparencës. Ka bllokuar të gjithë kandidatët e tij që nuk lejohen të dalin në debat me kandidatët tanë.