• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BUJQËSIA KA ECUR”/ Rama ‘debat’ me demokratin në Berat: Ti thua e solli koha? Këtë fiksimin do të ta shkul si tapë që të marrësh ajër
Home
Politikë

“BUJQËSIA KA ECUR”/ Rama ‘debat’ me demokratin në Berat: Ti thua e solli koha? Këtë fiksimin do të ta shkul si tapë që të marrësh ajër

23 April, 2025 s.autor Politikë

Në takimin që po mbajti me fermerët në Berat, kryesocialisti Edi Rama nuk kurseu batutat. Një pjesëmarrës demokrat tha se bujqësia ka bërë përparësi, por sipas tij, kjo ka ardhur me kohën. Rama ndërhyri duke i thënë se të paktën bien dakord në një gjë, që bujqësia ka ecur, pavarësisht se janë të ndarë për ‘kohën’.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Demokratët ndahen në dy kategori. E madhja është që këtu nuk është bërë asgjë. E vogla, e njerëzve që kanë logjikë por që iu ka mbetur fiksimi që thonë e solli koha.

Qytetari: Unë jam i hapur, biznesin e kam ngritur me familjen time. Edhe me ndihmën e skemave të IPARD dhe mbështetja. Ideja është që t’i themi gjërat siç janë. Bujqësia ka ecur, ndryshe s’ka pasur kaq sera. Janë edhe cilësore në ndërtim.

Rama: Rëndësi ka që të biem dakord që ka ecur përpara goxha. Pastaj se si dhe pse le të rrimë të ndarë, tu thua e solli koha, ne kemi mendim pak ndryshe.

Më tej, kryesocialisti, teksa po fliste për verërat, tha me ironi se qeveria s’ka bërë asgjë për t’i promovuar produktet shqiptare, por interesi i rritur ka ardhur për shkak të kohës, siç deklaroi qytetari. Rama iu drejtua duke i thënë se fiksimin demokrat do t’ia shkulë avash avash si një tapë që të marrë ajër.

“Ti e di më mirë se unë që ka verëra shqiptare që kanë filluar të hyjnë edhe në restorante jashtë. Më shumë mund të penetrojnë nëse do të dimë si t’i promovojmë. Pra ka ardhur momenti se tani se kemi ca themi. Se përpara ishte fillimi etj, por e solli koha se nuk është merita jote Fatos. Ti atje në vreshtat e tua dhe në atë bujtinën tënde rri e dredh zinxhirin, koha i sjell dhe i përmirëson. Tani koha ka sjellë. E solli koha, nuk ke asnjë meritë ti. Edhe rrugën Berat-Skrapar e solli koha. Nuk kemi ça bëjmë ne, do të shkojmë ta shohim se si do ta bëjë koha realitet. Por jemi në të njëjtën gjatësi vale, e rëndësishme është që tek vizioni, puna për të shkuar përpara jemi të ngjashëm prandaj jemi miq përtej fiksimeve. Do të ta heq fiksimin por avash avash, më duhet pak kohë por nuk ta shkula si tapë që të hapësh dhe të marrësh ajër dhe të bëhesh më i lezetshëm, mbaje mend…”, i tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON DY "REKORDET" E TIJ/ Rama: Nuk ma merr dot njeri, jam për Guinnes
Previous article VRAU FQINJIN ME ÇEKIÇ/ Sa vite burg rrezikon 64-vjeçari Isuf Hasa

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT