• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU FQINJIN ME ÇEKIÇ/ Sa vite burg rrezikon 64-vjeçari Isuf Hasa
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU FQINJIN ME ÇEKIÇ/ Sa vite burg rrezikon 64-vjeçari Isuf Hasa

23 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq Isuf Hasën, 64-vjeçarin, i cili më 13 Janar të këtij viti vrau fqinjin e tij, Xhemal Meta. Ngjarja u regjistrua në fshatin Shëngjin i Vogël, në Shëngjergj të Tiranës.

Hasa ka pranuar para prokurorisë se e vrau fqinjin pasi kishin pirë kafen e mëngjesit.

Ai kishte akumuluar mllef ndaj Metës prej kohësh pasi viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi dhe nuk e dinte çfarë bëhej me gruan e tij.

Hasa ka pranuar gjithashtu se i ka marrë edhe një sasi parash që viktima e mbante gjithnjë me vete të lidhur me një qese në qafë.

“Për shkak të marrëdhënieve të afërta që ekzistonin midis tij dhe viktimës, shtetasi Isuf Hasa ishte në dijeni të faktit që viktima mbante gjithmonë një qese me vete të lidhur në qafë, ku gjendeshin paratë e tij dhe pasi kreu aktit e vrasjes u largua drejt shtëpisë së vajzës së tij në Vorë, ku la armën e krimit dhe sasinë monetare”, njoftoi prokuroria.

Hasa e vrau fqinjin e tij me një çeçik duke i shkaktuar dëme të mëdha në kokë.

Ndaj 64-vjeçarit Hasa rendon vepra penale e vjedhjes me pasojë vdekjen në dëm të shtetasit Xhemal Meta. Nëse shpallet fajtor ai rrezikon deri në burgim të përjetshëm.

“Vjedhja  e  pasurisë,  kur  është  shoqëruar  me  dhunime  që  kanë  sjellë  vdekjen  e  personit,  dënohet  me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet ose me burgim të përjetshëm”, thuhet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BUJQËSIA KA ECUR"/ Rama ‘debat’ me demokratin në Berat: Ti thua e solli koha? Këtë fiksimin do të ta shkul si tapë që të marrësh ajër
Previous article VRAU TË BIJËN PARA DY MUAJSH NË TIRANË/ Arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez. Pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT