• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 May, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

19 May, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“TK RIN ART”/ Festivali teatror, 120 gjimnazistë në garë! Astjano Shehaj: Vendosa të merrem me teatër kur isha 10 vjeç
Home
Kulturë

“TK RIN ART”/ Festivali teatror, 120 gjimnazistë në garë! Astjano Shehaj: Vendosa të merrem me teatër kur isha 10 vjeç

23 April, 2025 s.autor Kulturë

Astjano Shehaj ishte 10 vjeç dhe jetonte në Mallakastër kur për herë të parë ndjeu magjinë e skenës. Interpretimi i disa skeçeve e imitimeve në klasë, i formësuan dëshirë për t’u marrë me teatër.

“Dashuria për regjinë dhe aktrimin ka lindur që në moshë të vogël kur jemi angazhuar me aktivitete të ndryshme. Dalja ime e parë në skenë ka qenë aty, diku te 10 vjeç. Filluam me dalje amatore, imitime personazhesh dhe ai emocioni i skenës më mbajti mbërthyer shumë gjatë. Ishte një ndjesi që nuk doja ta humbisja. Kënaqësia më e madhe për interpretuesit, regjisorin është duartrokitja e fundit. Ajo la shenjë të madhe te unë.”, – thotë Shehaj për “Report TV”.

Astjano kujton se në skenë ka interpretuar disa skeçe dhe imitime të organizuara nga mësuesja e letërsisë.

“Gjëra të vogla, por që kishin një ilaritet të madh në sallë e ajo energji na bënte të ndiheshim shumë mirë dhe shumë të rëndësishëm. Në shkollë na njihnin njerëzit dhe ishte kjo një arsye, vëmendja që kishim. Më pas kuptova pse duhet të jem në këtë fushë e fillova ta shoh artin e regjinë si mision për të pasqyruar te publiku disa gjëra që nuk i kemi në jetën e përditshme.”,- vëren ai.

Sot, ai është një regjisor i sapodiplomuar dhe për të disatën herë bëhet pjesë e Festivalit Teatror të të Rinjve , “TK Rin Art”.

“Jam produkt i këtij festivali. Kam qenë si pjesëmarrës në vitin 2018 si interpretues, si gjimnazistët që do të luajnë sot në skenë. Pasi kam marrë pjesë tre herë në këtë festival kam konkurruar në Universitetin e Arteve për regji teatri.”

Tashmë i diplomuar për regji teatri, ai do të sjellë në skenë për publikun “Tartufin” e Molierit, ku aktorë do të jenë një grup të rinjsh nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi”.

“Kemi pak konflikt interesi se jam ‘Petronins’, e tani më ka rënë detyra të jem regjisor i tyre, por jam shumë i lumtur që kam gjetur një grup të rinjsh që kanë dëshirë ta bëjnë këtë punë. Është e rëndësishme që bëhen të tilla organizime. Festivali i të rinjve ka nxjerrë shumë talente dhe shumë njerëz të përfshirë në këtë treg janë produkt i këtij festivali.”, – rrëfen ai duke qeshur.

Ky është edicioni i tetë i festivalit TK Rin Art, një aktivitet që synon promovimin e talenteve dhe audiencave të reja, si dhe promovim të dramaturgjisë më të mirë botërore. Në këtë edicion marrin pjesë nëntë shkolla konkurruese me shfaqje të trajtuara profesionalisht në të gjithë elementët e tyre.

“Interpretuesit janë të gjithë gjimnazistë, mosha 15-18 vjeç, regjisorët janë të rinj, por që janë përzgjedhur mbi bazë të një përvoje dhe kanë dhënë prova për punën e tyre, por ka dhe nga ata që e kanë përvoë të parë.”, – shpjegon Gjergj Mena, drejtor ekzekutiv i festivalit.

Festivali shtrihet në katër javë dhe përgjatë kësaj periudhe gjatë të hënës, të martës dhe të mërkurës do të ketë shfaqje të të rinjve. Juria e përbërë nga tre aktore: Gladiola Harizaj, Erjona Kakeli dhe Krist Lleshi do të japë trofe e vlerësime sipas kategorive, ndërsa Teatri Kombëtar do të ndajë edhe certifikata mirënjohjeje për 120 konkurrentët pjesëmarrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA 5D/ SPAK shpall pretencën për drejtoreshën e Veliajt dhe të pandehurit e tjerë (EMRAT)
Previous article "11 MAJI I JEP PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE..."/ Berisha: Administrata merret me detyrim në fushatë! Kërcënohen me pushime nga puna

s.autor

Postime të ngjashme

AUSTRIA FITON EUROVIZIONIN/ Shqipëria në vend të 8 Breaking News

AUSTRIA FITON EUROVIZIONIN/ Shqipëria në vend të 8

RIKTHEHET JAVA KULTURORE E EVROPËS/ Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialogut në 9 qytete të Shqipërisë Kulturë

RIKTHEHET JAVA KULTURORE E EVROPËS/ Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialogut në 9 qytete të Shqipërisë

"JANË AUTENTIKË..."/ CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste Kulturë

"JANË AUTENTIKË..."/ CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste

Facebook Comments

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret Blog

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT