Sfidën e “10 years” challenge, AlpeNews.al ka vendosur ta sjellë pranë lexuesve me anë të qyetetve.
Sot, do të shihni ndryshimet e Vlorës në disa nga zonat kryesore të tij, përkatësisht në vitin 2009 dhe në vitin 2019.
Vlora, e ndodhur në jug të Shqipërisë është një është një nga qytetet më të bukura të saj.
E quajtur si “qyteti i flamurit”, “qyteti me dy dete”, apo “porti jugor adriatikut”, ajo konsiderohet si “gjeneratori” kryesor i turizmit në vend, me brigjet e saj Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit.
Vitet e fundit qyteti Vlorës ka pasur një “bum” të turizmit, kjo pasojë edhe e transformimit rrënjësor të qytetit, që tashmë nuk ka ndonjë ndryshim të madh me ato europiane.
Vlora aktualisht është “mbretëresha” në turizmin e sezonit veror, duke zënë një vend dominant në të ardhurat totale të vendit në sektorin e turizmit.
Plazhi i Vjetër
“LungoMare”
Rruga “Valedin Kollozi”
“Rruga e re” në Vlorë

Përgatiti: AlpeNews.al










