• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
10 VJETORI I PAVARËSISË/ Urimi i Presidentit Trump për Kosovën: SHBA krah për krah me ju
Home
Rajon

10 VJETORI I PAVARËSISË/ Urimi i Presidentit Trump për Kosovën: SHBA krah për krah me ju

13 February, 2018 g.autor Rajon

Presidenti amerikan, Donald Trump, uroi Kosovën me rastin e dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së saj, duke u zotuar për vazhdimin e mbështetjes amerikane.

Në urimin e presidentit Trump, të cilin ambasadori amerikan Greg Delawie ia dorëzoi të martën presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, thuhet se “gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të saj dhe të demokracisë shumetnike. Teksa mbetet punë për t’u bërë, ne duartrokasim përparimin tuaj“, thuhet në urimin e presidentit Trump.

Në urim thuhet po ashtu se “derisa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë Kosovën që të ndërtojë themele të forta të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të së drejtës. Duke vepruar kështu, Kosova do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt integrimit në komunitetin perëndimor të kombeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin Kosovën si partner të rëndësishëm”, thuhet në urim.

Ndërsa presidenti Thaçi duke falënderuar presidentin Trump për urimet dhe përkushtimin e tij për Kosovën, shkroi në rrjetet sociale se populli i Kosovës “është me shumë me fat që ka një shtet mik kaq të fuqishëm, si Shtetet e Bashkuara”.

Kosova shpalli pavarësinë e saj dhjetë vjet më parë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj ndërsa është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si kusht vendimtar për integrimin e saj në strukturat e Bashkimi Evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 20 lojtarët që kanë shitur më shumë fanella në Premier League
Previous article DEBATI PËR EMIGRACIONIN/ Demokratët dhe republikanët njëzëri: Do e RISHIKOJMË

g.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT