• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR EMIGRACIONIN/ Demokratët dhe republikanët njëzëri: Do e RISHIKOJMË
Home
Nderkombetare

DEBATI PËR EMIGRACIONIN/ Demokratët dhe republikanët njëzëri: Do e RISHIKOJMË

13 February, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Senati amerikan votoi njëzëri dje që të fillojë një debat të gjerë për reformën e imigracionit, ndërsa dolën në pah ndasi të thella për synimin përfundimtar dhe përmbajtjen që ligjvënësit shpresojnë të shohin në paketën përfundimtare.

Udhëheqësi i Shumicës republikane në Senat mund të ketë përcaktuar tonin e debatit me sfidën që u bëri demokratëve.

“Ka ardhur koha që fjalët të kthehen në vepra, duke iu futur punës për një zgjidhje funksionale. Kjo do të thotë të arrijmë një marrëveshje që të miratohet nga senati, të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve, dhe të nënshkruhet nga Presidenti. Jo thjesht të shprehim një qëndrim”, tha senatori Mitch McConnell.

“Tani nuk është as koha, as vendi për të reformuar të gjithë sistemin e imigracionit. Jo, është momenti për një ligj me rreze të ngushtë veprimi. Dhe ne do të përpiqemi me të gjitha energjitë tona që të gjejmë një variant që të mund të miratohet”, tha udhëheqësi i pakicës demokrate në senat, Chuck Schumer.

Me afrimin e afatit për përcaktimin e fatit të qindra-mijëra imigrantëve të rinj që janë sjellë në Amerikë si fëmijë në mënyrë të paligjshme, pritet të mbahen debate të ashpëra për ditë të tëra.

Vitin e kaluar, Presidenti Donald Trump shfuqizoi DACA-n, masën e ish-Presidentit Barack Obama që mbronte të rinjtë nga deportimi dhe i dha afat Kongresit deri më 5 mars për të hartuar një legjislacion për statusin e tyre ligjor.

Çdo projektligj i miratuar në Senat, duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe të nënshkruhet nga Presidenti, që të kthehet në ligj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 VJETORI I PAVARËSISË/ Urimi i Presidentit Trump për Kosovën: SHBA krah për krah me ju
Previous article “Dua një dashnore, kam biznes”, por burri nga Lushnja ka një problem… (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT