• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
10 ushqimet më të mira kundër alergjisë
Home
Shëndet

10 ushqimet më të mira kundër alergjisë

26 December, 2017 k.autor Shëndet

Nëse jeni të predispozuar të prekeni nga alergjia, luftojeni atë me super-ushqimet.  Lehtësoni simptomat dhe pakësoni sulmet e alergjisë duke shtuar në dietën  tuaj këto ushqime.

10 ushqime anti-alergjike:

Shafrani i Indisë
Shafrani i Indisë njihet për përmbajtjen e lartë në antioksidues dhe anti-inflamator. Shtimi i një lugë çaji pluhur të shafranit të Indisë në çajin ose gatim mund t’ju ndihmojë ndaj reaksionit të alergjisë. Konsultohuni me një doktor për të marrë suplemente të shafranit të Indisë.

Molla 
Forconi sistemin imunitar me konsumimin e një molle në ditë. Molla përmban flavonoide që mbrojnë trupin nga alergjenët  dhe limitojnë prodhimin e histaminës. Shtoni në omëletën tuaj copëza molle ose merrni me vete një mollë për konsumim të shpejtë të saj.

Hudhra 
Një tjetër ushqim i pasur me oksidantë, anti-inflamator dhe vetitë antibiotike. Hudhra mund të ndalojë reagimin alergjike dhe pezmatimin në trup. Konsumoni një thelb hudhër në mëngjes për të luftuar alergjitë dhe për të shtuar energjitë.

Limoni 
Limoni është i pasur me vitaminën  C, e cila ndihmon në sistemin imunitar. Limoni është ideal për luftimin e alergjisë për shkak të përmbajtjes në vitaminë C dhe antioksidues. Shtoni në gotën me ujë pak limon për detoksifikimin e trupit dhe për përmirësimin e sistemit tretës.

Çaji Jeshil 
Kur flasim për çajin jeshil, ka një listë  të madhe me përfitime për shëndetin.  Përmirëson sistemin imunitar, ndihmon me metabolizmin, detoksifikon trupin dhe parandalon reaksionet alergjike. Konsumimi i çajit jeshil çdo ditë ndihmon në parandalimin e reaksionit alergjik, për ta forcuar efektin e saj shtoni limon ose mjaltë në çaj.

Salmoni 
Salmoni është një nga ushqimet me burimin më të lartë të acideve yndyrore omega 3. Omega 3 lufton inflamacionin dhe lehtëson simptomat e alergjisë. Salmoni përmirëson funksionin e mushkërive.  Kjo është shumë e mirë për të gjithë ata që vuajnë nga astma ose i ftohti. Konsumoni të paktën 2 racione salmon ose çdo produkt të peshkut të pasur me omega 3 për një javë.

Patatja e ëmbël 
Patatja e ëmbël përmban kalium, vitaminë B6, magnez dhe beta karoten. Këto lëndë ushqyese ulin inflamacionin dhe lehtësojnë simptomat e alergjisë. Konsumimi i gjysmës së patates së ëmbël rregullisht ndikon në përmirësimin e sistemin e imunitetit dhe ndalon krizat e alergjisë.

Xhenxhefil 
Xhenxhefili përmban shumë vlera për shëndetin, ai përmirëson sistemin tretës dhe balancon nivelin e pehashit. Ai mund të veprojë dhe si një anti- alergjik.  Ndalon formimin e mukozës dhe parandalon bllokimin e hundëve. Pini çaj xhenxhefili për të parandaluar alergjitë.

Farat e lirit
Farat e lirit janë të pasura me omega 3 dhe selen, të cilat janë të njohura për parandalimin e reaksioneve alergjike. Shtoni sallatës ose kosit një lugë gjelle fara liri.

Këshilla anti-alergjike

  • Vendosni mbrojtës ndaj diellit para se të dilni.
    • Listoni çdo gjë që ju shkakton alergji.
    • Lani sa më shpesh duart dhe fytyrën.
    • Limitoni kontaktet me kafshët shtëpiake.
    • Bëni dush para se të flini.
    • Mbyllni dyert dhe dritaret gjatë sezonit të alergjive.
    • Thani rrobat brenda dhe jo jashtë në tel.
    • Shmangi barin e sapo prerë.

Alergjitë ndikojnë në mushkri, hundë, veshë, stomak, lëkurë dhe pjesë të tjera të trupit. Mund të shkaktojë kruajtje të lehta deri në anafilaltik, një reaksion që shpesh herë rrezikon dhe jetën.

Mbani  mend çfarë ju shkakton alergji dhe shmangni kontaktin me alergjenët që mund të shkaktojnë kriza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E vërtetuar shkencërisht: Lidhja vdekjeprurëse mes sheqerit dhe kancerit
Previous article Mos bëni kot sikur dreka e Krishtlindjes kaloi mirë! E sigurt që njëri ka hapur...

k.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT