Krishtlindjet përcjellin mesazhin e dashurisë, paqes dhe harmoni. Kështu të gjithë postojnë foto me familjarët e tyre, me drekën me qirinj e mbulesat e kuqe dhe një buzëqeshje që reflekton në fytyrat e tyre. Por kjo nuk është gjithçka dhe mjaft gënjyet… metro publikon një artikull që në fakt tregon pak realitetin, se kur mblidhemi për raste festash në familje, është dikush që do hapë sherr, burri që ankohet për gatimin e nxehtë të gruas, gruaja që ankohet se u lodh gjithë ditën me punë, dhe motrat me vëllezërit që kapen me fjalë me njëri tjetrin.
Fakti është se disa familje thjesht nuk qëndrojnë së bashku për 48 orë pa bërë debate. Ekziston kaq shumë presion në kohë festash sa ndikon në gjendjen emocionale dhe një gjë e vogël mund të të prishë terezinë, duke shkaktuar më pas debate dhe ankesa. Ose për ushqimin, ose për vonesën e shtrimit të tavolinës, ose për fotot që nuk del mirë. Megjithatë, jemi njerëz dhe sigurisht që ndjenjat për ne janë dhe sherret janë thjesht normale, sigurisht ato pa dëme të mëdha.



