Në shtëpinë tënde duket përherë sikur ka plasur lufta? Ka ca truke që të ndihmojn ë të vësh rregull shpejt e shpejt.
- Gjej “qendrën” e rrëmujës: për shembull rregullimi i shtratit çdo mëngjes dhe larja e enëve e bëjnë dhomën të duket shumë më e rregullt
- Organizo shtëpinë në funksion të aktiviteteve të tua në mënyrë që të kesh pranë çdo gjë që të duhet
- Kujdesu që të krijosh një vend të posaçëm për faturat, dokumentet, letrat. Kështu, nuk do të kesh nga një copë letër ngado që të hedhësh sytë.
- Në dhomën e fëmijëve mbaj “kutitë e rrëmujës”, fut lodrat e përhapura nëpër shtëpi dhe njëkohësisht duke i lënë të arritshme për fëmijët.
- Hidh ato sende, rroba apo objekte që kanë dalë jashtë përdorimit. Jo vetëm që do të lirosh më shumë hapësirë në shtëpi, por mund t’I dhurosh edhe për bamirësi.
- Nëse shtëpia ka më shumë se dy dhoma atëherë organizohu në mënyrë të tillë që të pastrosh një dhomë në ditë.
- Mos luaj me “kala”, me pak fjalë mos vendos shumë gjëra njëra mbi tjetrën të tipit, libra, gazeta, albume. Sapo të tërheqësh njërën, do të të bien të tjerat.
- Në banjë përpiqu që të organizosh gjithçka nëpër sirtarë apo mbajtëse.
- Sistemo telat e televizorit, kompjuterit, abazhurëve e të gjitha elektroshtëpiakeve të tjera. Kështu nuk do t’i kesh më nëpër këmbë sa herë që vendos fshesën me korrent.
10. Vendos kosha për rrobat e palara në disa zona të shtëpisë. Kështu do të reduktosh 30 për qind të rrëmujës në shtëpi.


