Mund të jesh beqare sepse kështu të pëlqen apo sepse ashtu janë krijuar rrethanat, kjo pak rëndësi ka. Mjaft të thuash që nuk je e lidhur me dikë, që të pataktët (sidomos tezet e hallat, që u paske ngelur në derë) të të bëjnë ndonjë nga ato pyetjet që meriton një përgjigje gjithashtu të patakt. Por meqë ato do mërziteshin shumë dhe ky do të përbënte një skandal familjar, të duhen ca përgjigje diplomatike. Ja ku i ke…
Po del me ndonjë?
-Dal çdo ditë me shumë njerëz
Nuk ndihesh e vetmuar?
– Të rri vetëm është gjëja që pëlqej më shumë në këtë jetë
Mos ke ca si shumë pretendime?
-Nuk quhen pretendime, quhen një standard i caktuar
Je kënduar gjëkundi? Ke ndezur qiri?
-Do ta bëj kur të jem e sëmurë. Falë Zotit, jam për bukuri
Nuk i sheh shoqet e tua që janë bërë me fëmijë?
-Rrofsh që ma the, që të kujtohem sa rehat jam
Kur do na bësh një nip?
Ndoshta kurrë.
Po me filanin që dilje ca kohë, pse u ndave?
-Epo një arsye e kam pasur.
Të pamë para ca ditësh me njërin. Të dashur e ke?
– Jo çdo mashkull që i them “mirmëngjes” është i dashuri im
Si ka mundësi që nuk të ka pëlqyer njeri deri tani?
– Si ka mundësi që bëni pyetje kaq të bukura?
A nuk është vonë për orën tënde biologjike?
– Nuk e kam me sistem alarmi
Nuk do të pëlqente të kishe një fëmijë?
– Me këtë kërkon të më thuash që nuk kam më kohë?
(gjatë një fejese në fis) Tani e ke radhën ti. Hajde, mos e zgjat më
– Jam shumë tolerante. Mund të hyjë kush të dojë në radhën time. Ia liroj me qjf të madh
Ke menduar ndonjëherë t’i ngrish vezët?
-(këtu nuk ka nevojë për këshilla. Mund edhe ta shash si të të vijë për mbarë)


