• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Do zhgënjeheni… por këta çifte aktorësh e urrenin njëri-tjetrin (Foto)
Home
Gossip

Do zhgënjeheni… por këta çifte aktorësh e urrenin njëri-tjetrin (Foto)

27 December, 2017 k.autor Gossip, Lifestyle

Duhet thënë njëherë e mirë: nëpër sheshet e xhirimeve dashuria nuk rrjedh si mjaltë. Dhe mbi të gjitha duhet të çlirohemi nga mitet false, që na bëjnë të besojmë se miqësitë e dashuritë që na vijnë nga ekrani janë të njëjta edhe në jetën reale. Shpesh, ai që në skenar duket si dashuria e madhe e jetës, është në të vërtetë një koleg i padurueshëm.

Johnny Depp dhe Angelia Jolie

Kush mund t’i rezistojë sharmit të Angelina-s? Me sa duket Johnny Depp, po. Thuhet se mezi e ka duruar sjelljen e koleges së tij. Por me sa duket antipatia ka qenë reciproke, sepse në shtyp Jolie e ka kritikuar ka doreza menefregizmin e Johnny-t, duke thënë se kishte ardhur i papërgatitur për rolin e tij në filmin “The Tourist”. Madje nuk kishte prerë as flokët. Ç’priste ajo nga një ish-pirat?

 Shannen Doherty dhe Jennie Garth

Vajzat që çmendën adoleshentët shqiptarë të viteve ’90, në ekranin e vogël ishin mikesha për kokë. Por kur kamerat fikeshin, të famshmet Brenda e Kelly të serialit Beverly Hills 90210, nuk e duronin dot njëra-tjetrën. Të paktën biondja Jennie Garth e ka pranuar hapur në autobiografinë e saj.

Sarah Jessica Parker dhe Kim Katrall

Thuhet lart e poshtë se Carrie Bradshaw dhe Samantha Jones, mikeshat e pandara të “Sex and the City”, në jetën reale janë si macja me miun. Arsyeja? Xhelozia. Duket se Katrall ka lakmuar famën e Parker-it. Por për të thënë të vërtetën, duhet t’i ketë shkuar inati dëm, sepse Samantha është personazhi më i dashur i serialit.

Teri Hatcher dhe koleget e “Shtëpiake të dëshpëruara”

Në mes të një shërbimi fotografik për revistën e famshme Vanity Fair, si Eva Longoria ashtu edhe Marcia Cross kërcënuan se do të largoheshin e do të linin fotot përgjysmë. Nuk u pëlqente aspak fakti që “fqinja” e tyre aq e dashur, Teri Hatcher, ose Suzane, të pozonte në mes kurse ato anash. Aspak mikesha për kokë.

Patrick Swayze dhe Jennifer Gray

Dyshja më e fmashme e të dashuruarve të Hollivudit, nuk ishin as më shumë as më pak veçse një çift kinematografik. Harmonia mes tyre ishte tërësisht false. Patrick Swayze, në jetën reale mendonte se Jennifer Grey ishte vërtet irrituese dhe mbi të gjitha ai e urrente faktin që duhet të përsëriste disa herë skenat për shkak të saj.

Dakota Johnson dhe Jamie Dornan

50 hijet e… inatit. Mes çiftit kinematografik më të përfolur të kohëve të fundit duket se nuk ka pikë kimie. Gjithë ai zjarr e pasion elektrizues që shfaqet në film, shkrin e bëhet ujë menjëherë pasi telekamerat fiken. Ndoshta kjo do jetë arsyeja që filmi 50 Hijet e Greit triumfoi në Razzie Awards, duke fituar çmimin për çiftin më të keq të ekranit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Anija e zhdukur prej 90 vitesh rishfaqet në Trekëndëshin e Bermudës, e pabesueshme çfarë gjejnë brenda (FOTO)
Previous article 10 sekrete të vogla si të shpëtoni nga rrëmuja në shtëpitë tuaja

k.autor

Postime të ngjashme

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan Gossip

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT