• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
10 pemët “aliene” që rriten në Tokë. Fotot e tyre janë të mahnitshme
Home
Jetë

10 pemët “aliene” që rriten në Tokë. Fotot e tyre janë të mahnitshme

27 July, 2018 k.autor Jetë

Nga Jemeni në Kaliforni, nga Japonia në Madagaskar, në galerinë e mëposhtme ju sjellim një udhëtim për në Planet në kërkim të bimëve që janë kaq të rralla.

Ato kanë jetëgjatësi të ndryshme, ngjyra dhe forma që duket sikur e kanë origjinën nga ndonjë vend tjetër që me siguri nuk është Toka.

Pamje e tyre është e mahnitshme dhe nëse i shihni njëherë në foto me siguri do të doni shumë që t’i shikoni dhe nga afër.

Mund të ndodhë që të mendoni se këto peizashe natyrore vijnë nga ilustrimet e një libri fantastiko shkencor, por nuk është kështu.

Me një bukuri jashtëtokësore, ato janë tipike tregues për disa hendeqe ekologjike të planetit tonë:

1.Pema e gjakut të Dragoit (Socotra, Jemen). Kjo bimë e familjes së agavoideve i ngjan një çadre të kthyer, ajo është endemike për thesarin ishullor të biodiversitetit në Oqeanin Indian. Kurora e saj e ngjeshur i përshtatet temperaturave të larta si dhe lartësisë nga toka. Kështu ajo zvogëlon avullimin dhe mbron farat e mbetura në tokë me hijen e saj. Pema prodhon një rrëshirë të errët të kuqe (që quhet “gjaku i dragoit”) nëse i priten gjethet. Ky lëng përdoret si esencë aromatike dhe pigment ngjyrosës.

2.Pema si shishe (Socotra, Jemen). Në të njëjtin ishull rreth 350 km nga Jemeni, e cila është shtëpia e mbi 800 varieteteve të bimëve të rralla, 37% e të cilave janë endemike, pra që nuk gjenden në vende të tjera të botës. Ajo ka formën e një shisheje me bazën e fryrë dhe gypin e hollë. Forma e saj është pikërisht një përshtatje me temperaturat e larta pasi lëngjet dhe ushqyesit e bimës janë në bazë.

3.Eukalipti i ylberit (Hawaii). Lëkura e kësaj bime është tipike e pyjeve tropikale dhe ndryshon disa herë përgjatë vitit. Kur është e vogël ajo është në ngjyrë të gjelbër të bukur dhe të shndritshme. Më pas kur maturohet bima bëhet kaltëroshe, vjollcë, portokalli dhe ngjyrë kafe. Më vonë ajo shkëputet dhe zbulon shtresën themelore. Ky ndryshim i vazhdueshëm prodhon në trungun e eukaliptit një ndryshim të këndshëm të ngjyrave si ylber.

4.Pemë frëngji (Namibia). Kjo lloj aloe (Aloe dichotoma) e përbërë nga gjethe me majë, tipike të Namibisë dhe Afrikës së Jugut, merr emrin nga zakoni që ka për të përdorur degët dhe gjethet në mënyrë të tillë që të ndërtojë dredhje dhe shigjeta. Korja e trungut mund të shkulitet nga pulpa dhe të përdoret për armë ose për të ruajtur ushqime. Kjo pasi ky lloj materiali është poroz dhe mban brenda një temperature të ftohtë. Edhe lloje të ndryshme të zogjve e vlerësojnë formën e mprehtë të gjetheve dhe foleve midis këtyre degëve, të cilat ofrojnë strehim për t’u mbrojtur nga grabitqarët.

5.Qiparisët e kënetave të Liqenit Caddo (Teksas). Pemët “si selvi” të kënetave, halore dhe me një trung masiv rreth 2 metra të lartë, rriten në ujërat e bollshme dhe të pasura me oksigjen të lumenjve, kënetave dhe pellgjeve të tjera të Shteteve të Bashkuara: ato gjenden në liqenin Caddo, një zonë liqenore dhe kënetore në kufi midis Teksasit dhe Luizianës, ku krijojnë një pamje misterioze dhe pothuajse “përrallor”.

6.Bimët e Wisteria-s në Japoni. Midis fundit të prillit dhe fillimit të majit, galeritë e Wisteria-s (Gen. Wisteria) krijojnë pamje spektakolare të “qiellit” rozë në Japoni: në këtë rast bimët “aliene” nuk janë pemë, por kacavjerrëse të cilat hapen edhe për 10 metra në gjerësi dhe 20 në lartësi, duke ngjyrosur tunelet e krijuara në mënyrë që ato të mbështeten duke dhënë kështu një vend me një bukuri surreale në dukje.

7.Pisha me boçet e ashpra (Shtetet e Bashkuara). Rezistenca ndaj temperaturave më ekstreme dhe qetësia në zonë ka bërë që këto pemë të jenë ndër bimët më të gjata në Tokë. Është vlerësuar se mostra më e vjetër e një prej tre llojeve kryesore të kësaj familjeje, një Pinus longaeva e quajtur “Methuselah” (foto) është mbi 4800 vjeçare. Ajo është e vendosur në një pyll në Malet e Bardha, Kaliforni, dhe vendndodhja e tij e saktë mbahet sekrete, nga frika se mos dëmtohet.

8.Baobabët e Madagaskarit. “Adansonia rubrostipa” është më i vogli dhe mund të arrijë deri në 20 metra. Ai është një ndër gjashtë llojet e bimëve endemike baobabe të ishullit Afrikan. Dallohet nga forma e shishes dhe nga trungu i rrudhur i mostrave të rinj, sipërfaqja e së cilës i ngjan lëkurës së një elefanti.

9.Panjat japoneze. “Acer palmatum”, një nga simbolet e bimëve japoneze, është befasuese për bukurinë e degëve të saj, “alergjike” ndaj krasitjes (ndaj së cilës këto pemë reagojnë shumë keq). Por mbi të gjitha për ngjyrën e kuqe të ndritshme, e cila në vjeshtë ngjyron kopshtet me turistë. Gjithashtu panjat mund të jenë edhe me gjethe në ngjyrë ari.

10.Pemët e rrënojave të Angkorut, Kamboxhia. “Tetrameles nudiflora” është një nga dy llojet e bimëve e rritur në rrënojat e famshme të Ta Prohm, Kamboxhia. Rrënjët e tyre madhështore tregojnë rrugën në sipërfaqe drejt xhunglës së Indisë dhe Azisë Juglindore, duke kontribuar në hijeshinë e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMI I ZJARREVE NË TË GJITHË EUROPËN/ Pas Greqisë edhe Italia në emergjencë: Dhjetëra hektarë të shkrumbuar
Previous article NDËRHYRJET RUSE NË INTELIGJENCËN AMERIKANE/ Senatorja e SHBA: Kanë tentuar të vjedhin...

k.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT