Pas zjarreve katastrofike që shkrumbuan Athinën, këtë here flakët kanë përfshirë Italinë.
Në jug të Italisë, kryesisht në Siçili prej disa ditësh zjarret masive kanë djegur dhjetëra hektarë pyje. Këto vatra zjarri vijnë si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës së madhe që zgjat prej disa javësh
Sipas autoriteteve italiane, fatmirësisht nuk ka viktima, por i bëjnë thirrje të gjithë banorëve të largohen nga zonat e pyjëzuara.
Prej disa ditësh autoritetet po mundohen të mbajnë në kontroll flakët të cilat ashtu si në Greqi janë përhapur me shpejtësi të madhe, gjë që e favorizon edhe era. Qindra forca të zjarrfikëses janë dërguar për të vënë nën kontroll zjarret si nga ajri ashtu edhe nga toka.
Krahas Italisë edhe disa shtete të tjera janë duke luftuar me zjarret masive, kryesisht veriu dhe veri-lindja e Europës. BE ka njoftuar për ndihma emergjente drejt Suedisë dhe Letonisë të cilat e kanë të pamundur përballimin e situatës.
Në Kaliforni zjarret masive i kanë marrë jetën një personi dhe ka lënë të paktën tre të lënduar. Me ndihmën e erës flakët janë përhapur me shpejtësi, ku janë shkatërruar mijëra hektarë


