• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
10 gjëra për t’u mbajtur mend nga 100 ditët e para të Rama 2
Home
Shqipëri

10 gjëra për t’u mbajtur mend nga 100 ditët e para të Rama 2

6 January, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kanë kaluar ekzaktësisht 100 ditë nga marrja zyrtare e mandatit të dytë dhe për qeverinë Rama, e shtuna e sotme ishte një ditë bilancesh të prezantuara gjatë Asamblese Kombëtare të Partisë Socialiste.

Paralelisht, Lexo.al zhvilloi një hulumtim, duke përzgjedhur dhjetë projektet me më shumë vlerë, të përfunduar apo të nisura gjatë kësaj periudhe.

  1. Qendra e re e Vlorës

Nisi puna për projektin madhor për rijetëzimin e Qendrës Historike të Vlorës. Rikualifikimi dhe restaurimi urban i qendrës së Vlorës, një projekt me vlerë rreth 5 milionë dollarë do të nxjerrë në pah vlerat e saj arkitektonike dhe kulturore, duke rritur ndjeshëm tërheqjen turistike të qytetit.

  1. Rruga e Arbrit

Gjatë këtyre 100 ditëve të para të mandatit të dytë qeverisës së Partisë Socialiste përfunduan procedurat për lidhjen e kontratës me subjektin fitues të tenderit të Rrugës së Arbrit. Punimet për këtë korridor me një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike do të nisin nga fillimi i 2018-s.

  1. Restaurimi i kishave të Voskopojës

Sipas raportimit të ministrisë së Kulturës, ka përfunduar puna për restaurimin e plotë të 4 kishve të Voskopojës. Përveç restaurimit të kishave antike është ndërhyrë edhe në infrastrukturën e fshatit, duke rritur ndjeshëm potencialin turistik të Voskopojës dhe Qarkut Korçë.

  1. Shpëtimi i monumenteve kulturore nga rrënimi

Përfundoi puna restauruese në Kishën e Labovës së Kryqit, e cila i kthen këtij monumenti vlera të rralla të trashëgimisë sonë. Ndërkohë, nisëm punët për restaurimin e kishave të Sopikut, Kosinës dhe Bënjës, objekte antike me stil bizantin, të cilat datojnë që në shekullin e XII.

  1. Shtimi i sipërfaqes së tokave të vaditura

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Ministria e Bujqësisë, në tre muajt e fundit u rehabilituan 29 skema ujitëse në 26 bashki, duke shtuar 12 mijë hektarë tokë bujqësore të ujitur në të gjithë vendin.

  1. Unaza e Madhe e Tiranës

Përfundoi ndërtimi i dy segmenteve shumë të rëndësishëm, në kuadrin e krijimit të Unazës së Madhe të Tiranës. U hap për publikun segmenti nga Shkolla Teknologjike-Tiranë e Re dhe përfundoi nga ndërtimi segmenti TEG-Farkë.

  1. Rimëkëmbja industriale

Dy fabrika shumë të rëndësishme, të cilat rrisin ndjeshëm potencialin industrial të vendit tonë u inaguruan, Fabrika e Ferrokromit në Elbasan dhe Fabrika e Pasurimit të Bakrit, në Spaç, pranë Burrelit. Të dy këto fabrika punësojnë disa qindra banorë të zonës secila.

  1. Aksioni i Pastrimit

Nisi nga Berati dhe nga Kruja operacioni madhor i quajtur “Pastrojmë Shqipërinë që Duam”. Përgjatë gjashtë muajve, ky operacion që përfshin struktura të ushtrisë, policisë, bashkive dhe komuniteteve lokale synon të pastrojë 19 mijë pika të ndotura anembanë vendit.

  1. Masterplani i Alpeve

U miratua “Masterplani i Alpeve”, strategjia e parë e mirëfilltë për mënyrën se si do të zhvillohet në mënyrë të integruar turizmi në të gjithë zonën e Alpeve në veri të vendit. Ky masterplan është një udhërrëfyes i qartë i mënyrave që do të përdoren për të nxitur një turizëm masiv në këtë rajon.

  1. Përballimi i përmbytjeve

Një numër ministrish u angazhuan në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit për përballimin e situatës së rëndë të përmbytjeve, duke bërë të mundur shmangien e dëmeve në jetë njerëzish. Ushtria dislokoi 3 mijë ushtarë në terren në aksionet e kërkim-shpëtimit dhe ndërtimit të digave, ndërsa u garantua kalueshmëria në akses kryesore, furnizimi i vazhdueshëm me energji dhe funksionimi i hidrovoreve dhe argjinaturave pritëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama kërcënon Kryebashkiakët e PS-së: Ata që dështojnë në reformën e ujit s’do rikandidohen
Previous article HISTORI +18/ I kërkon të dashurit të provojë seksin tresh, por veprimi i tij….

Redaktor2

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit Aktualitet

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT