Të gjithë e dimë se ekzistojnë katër lloje të grupeve të gjakut: “A, B, AB,O”. Dritare.net sjell për ju disa karakteristika që duhet t’i dini në lidhje me grupin tuaj të gjakut. Vetëm duke ditur grupin tuaj të gjakut, ju mund të merrni më shumë informacione se si duhet të ushqeheni apo kujdeseni për shëndetin tuaj.
Sipas ekspertëve, çdo grup gjaku ka karakteristika të ndryshme. Çdo grup ka karakteristikat por edhe kushtëzimet e veta dhe ju duhet të bëni shumë kujdes. Ja disa karakteristika të grupeve të gjakut që dritare.net sjell për ju.
1.Ushqyerja
Të gjitha grupet e gjakut kanë kërkesa të ndryshme ushqyese. Si për shembull, individët me grup gjaku, “A” nuk duhet të konsumojnë mish dhe në vend të tij duhet të hanë ushqime vegjetariane. Njerëzit me grupin e gjakut, “O” kërkojnë më shumë proteina, pra ata duhet të hanë më shumë mish dhe peshk. Ata me grupin e gjakut, “AB” duhet të konsumojnë mishin e pulës dhe prodhimet e detit, ndërsa individët me tipin “B” këshillohen që të shmangin mishin e pulës dhe të hanë mish të kuq.
2.Sëmundjet
Çdo grup gjaku është i prirur të preket nga një lloj i caktuar sëmundjeje. Pra merrni sa më shumë informacion për grupin tuaj dhe kujdesuni për shëndetin, në mënyrë që të mos prekeni nga sëmundje të ndryshme.
3.Personaliteti
Grupi i gjakut është përcaktues i tipareve të personalitetit tuaj. Besohet se individët me grupin e gjakut “O” kanë vetëbesim, janë krijues, social dhe aventurierë. Për më tepër, individët me grup gjaku “A”, zakonisht janë të qetë, artistikë dhe të besueshëm, ndërsa njerëzit me grupin e gjakut “B” janë të pavarur, të fortë dhe të përkushtuar për arritjen e qëllimeve të tyre. Dhe grupi i fundit por jo më pak i rëndësishëm, individët me grup “AB’ janë të trembur, të përgjegjshëm, të besueshëm dhe ata dëshirojnë të kujdesen për të tjerët.
4.Shtatzënia
Fakti se si shtatzënia është e lidhur me grupin e gjakut tuaj do t’ju habisë shumë. Sipas disa studimeve mjekësore, disa lloje gjaku kontribuojnë në një koncept më të lehtë se të tjerët. Për shembull, gratë me llojin e gjakut “AB” kanë një prodhim më të ulët të hormonit stimulues të folikut i cili lejon trupin të konceptohet më lehtë.
5.Stresi
Grupet e ndryshme të gjakut kanë sasi të ndryshme adrenaline, që stimulojnë nivelet e tyre të stresit. Për shembull, njerëzit me grupin e gjakut “O” mund të zemërohen shumë shpejt pasi niveli i tyre i adrenalinës është më i lartë dhe ata kanë nevojë për më shumë kohë për t’u qetësuar pas një situate stresuese.
6.Antigjenet
Antigjenet nuk janë të pranishëm vetëm në gjak, por në zorrën e trashë dhe në pjesë të tjera të organizmit. Grupet e gjakut kanë antigjenë të ndryshëm nga njëri-tjetri, ndërkohë që grupi i gjakut “AB” nuk ka fare.
7.Problemet e peshës
Epo, grupet e gjakut mund të tregojnë shumë për fryrjen tuaj të barkut. Domethënë, njerëzit me grupin e gjakut “A”, rrallëherë kanë probleme me dhjamin e barkut, ndërsa individët e tipit të gjakut “O” janë më të prirur për t’u prekur nga ai.
8.Pasardhësit
Jeni të shokuar? Epo duhet të jeni, kjo është e vërteta. Sipas faktorit Rh, rreth 85% e njerëzve janë “Rh” pozitiv. Megjithatë, nëse femra është “Rh” negativ dhe mashkulli është “Rh” pozitiv, rreziku i fëmijës për të pasur një problem shëndetësor është më i lartë dhe mund të ndodhë një gjendje e quajtur fetidi eritroblasti.
9.Stërvitjet
Grupi juaj gjakut gjithashtu mund t’ju ndihmojë për shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Personat me grupin e gjakut “A” janë më të prirur për stres se të tjerët, ata duhet të bëjnë ushtrime relaksuese si, yoga dhe meditim. Individët me grupin e gjakut “B”, ata duhet të praktikojnë aktivitete që do të balancojnë trupin dhe shpirtin e tyre. Për shembull, ata mund të përfitojnë shumë nga tenisi, alpinizmi dhe artet marciale.
10.Emergjencat
Kjo është karakteristika më e rëndësishme e grupeve të gjakut. Kjo për shkak se askush nuk mund t’ju japë gjakun e tyre. Edhe pse ju harrojnë ta bëni këtë, gjithmonë duhet të mbani me vete disa informacione personale në lidhje me grupin e gjakut tuaj. Në rast emergjence ose të ndonjë aksidenti, ju duhet të keni me vetë këto informacione, pasi mund të keni nevojë për transfuzion gjaku dhe të harxhoni kohë për të gjetur grupin e gjakut mund të jetë e dëmshme.