• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“1 NË 5 SHQIPTARË NË BRITANI ËSHTË NË BURG?” Si qëndron e vërteta e raporteve në mediat angleze
Home
Aktualitet
Kronikë

“1 NË 5 SHQIPTARË NË BRITANI ËSHTË NË BURG?” Si qëndron e vërteta e raporteve në mediat angleze

5 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Daily Telegraph e Londrës, e njohur si media e së djathtës dhe shumë pranë konservatorëve që humbën zgjedhjet, dhe vazhdimisht e përkushtuar për çështjet ndaj emigracionit, shkruan se sipas një analize të kësaj gazete, një në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg, duke ju referuar tabelës së kriminalitetit nga të huajt.

Mund të këtë një marazh gabimi, shkruan gazeta, pasi shumë të huaj mund të kenë marrë lejen e përhershme të qëndrimit, por nuk kishin aplikuar për pasaportë britanike. Shifra e burgimeve për shqiptarët ka qenë 232.23 veta për 10 mijë banorë ose 1 në 50 shqiptarë. Kjo e dhënë është përllogaritur bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë në 2021, ku rreth 68 mijë e 700 shqiptarë të lindur jashtë Britanisë jetojnë në Britani dhe përjashto rreth 16 mijë pa pasaportë britanike, e çon shifrën në 52 mijë shqiptarë.

Në kushtet kur ka pasur 1227 shqiptarë të burgosur, shkruan Daily Telegrapgh e Londrës, rezulton se 2 për qind e shqiptarëve janë në burgje, ose 1 ne 50. Po kjo gazetë, shkruan se kjo analizë e vetë gazetës, mund të ketë nënvlerësuar numrat e shqiptarëve pasi nuk merr parasysh rreth 12 deri 14 mijë që kanë mbërritur pas censusit me gomone që e ul në 1 në 100, duke e zmadhuar dyfish problemin real. Shqiptarët janë në krye të listës të pasuar nga Kosovaret, vietnamezet, algjerianet, xhamajkianët, irakianet, somalezet e me e radhë, të cilët kanë ardhur me numra akoma më të mëdhenj se shqiptarët vitet e fundit.

Faktikisht nuk ka shifra reale të numrit të saktë të shqiptarëve që jetojnë legalisht dhe më e rëndësishmja ilegalisht në Britani, por shifra e censusit padyshim është e pasaktë si pikë referimi, dhe shifrat mund të jenë disa fish më shumë. Qoftë edhe ky fakt e bën të pasaktë pretendimin, pasi nuk bazohet në një shifër reale duke e zmadhuar problemin. Kjo mendohet se është pjesë e luftës politike sidomos nga konservatorët e qendrës së djathtë dhe nuk është hera e parë që shqiptarët bëhen “kokë turku”,  për politikën siç ka ndodhur kur sundonin konservatoret.

Kjo mendohet se lidhet edhe me luftën për zgjedhjen e udhëheqësit të ri të opozitës ku konkurron edhe  vetë ish-Ministri për Emigracionin, Robert Jeneric, i cili ka kërkuar de fundmi që qeveria e re të pakësoj dhënien e vizave për ato vende nga vijnë shumica e kriminelëve të huaj në Britani, në rastin konkret edhe për shqiptarët, edhe pse marrëveshja mes Ramës dhe Sunak trumpetohej dhe ende trupemtohet si shembull i luftës kundër emigracionit, që duhet aplikuar  me vënde të tjera./ TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DOGJ ME BENZINË NGA BASHKËSHORTI/ Melisa Trëndafili tregon kërcënimet: Konsumonte drogë, më thoshte...
Previous article "SA MIRË TA BËRA..."/ Si Bledar Trëndafili tentoi të hynte në spital, ku gruaja ishte shtruar pasi e dogji me benzinë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT