• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZYRTARE/ Zbulohet shkaku i zjarrit që i mori jetën “Dëshmorit të Atdheut” Arjan Sala. Qendra tregtare…
Home
Breaking News

ZYRTARE/ Zbulohet shkaku i zjarrit që i mori jetën “Dëshmorit të Atdheut” Arjan Sala. Qendra tregtare…

30 April, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shkëndija elektrike e një neoni në qendër të magazinës është shkaku i zjarrit masiv pranë qendrës tregtare “Casa Italia”, ku fatkeqesisht 33-vjeçari Arian Sala humbi jetën duke shpëtuar punëtorët.

Ekspertiza e ekspertëve zjarrfikës thotë se shkëndija elektrike është provokuar nga një neon në garazhin që ishte përshtatur të përdorej si magazinë. Për shkak të afërsisë me materiale lehtësisht të djegshme, zjarri brenda pak minutave ka marrë përmasa të mëdha. Ekspertiza i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, e cila ka marrë edhe një ekspert privat, që pritet të saktësoj nëse kabujt elektrik të garazhit të përshtatur në magazinë kanë qenë ose jo të amortiozuar.

Burime të Report TV konfirmojnë ndërkohë se shërbimet zjarrfikëse kanë gjobitur me 200 mijë lekë të reja administratorët e qendrës tregtare për mungesën e kushteve teknike në ambientet e magazinës. Sipas ligjit, kjo është vlera më e lartë e gjobës që mund të vihet në raste zjarresh.

Në zjarrin e 24 marsit, në katin e nëndheshëm të qendrës tregtare “Casa Italia” humbi jetën përgjegjësi i sigurisë, Arian Sala, i cili pasi shpëtoi kolegët nuk mundi vetë të dalë nga aty.

Trupi i pajetë i Salës u gjet pas shumë orë kërkimi, në një situatë të pazakontë të temperaturave që shkonin më shumë se 900 gradë.

Për shkak të aktit heroik që 33-vjeçari kreu, Kryeministri Edi Rama i dorëzoi familjes së tij pak ditë pas vdekjes titullin “Dëshmitar i Atdheut”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA ITALIA/ Inter ka gati festën e titullit në kushtet e pandemisë, ja të gjitha detajet...
Previous article RENDITJA/ Sipas studimit anglez, ja stadiumi më i mirë në botë...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT