Claude Puel është konfirmuar si pasardhësi i Craig Shakespeare te Leicester.
Dhelprat shkarkuan anglezin, i cili vetëm në mars ishte ulur në stolin e kampionëve të dy viteve më parë, pas një starti të dobët të sezonit.
Dhe tani klubi që zhvillon ndeshjet në King Power Stadium ka vendosur t’i japë postin ish-trajnerit të Southampton Puel.
Francezi 56-vjeçar, është shkarkuar nga shefat e Shenjtorëve dhe është zëvendësuar nga Mauricio Pellegrino pasi tifozët ishin të pakënaqur me taktikat e tij.
“Është një privilegj i madh për mua të jem trajneri i ri i Leicester City-t – një klub që ka të njëjtat ambicie si unë,” janë fjalët e para të trajnerit.