Tashmë vjen dokumenti zyrtar, mbërrin në ambasadën shqiptare në Ankara kërkesa për ekstradimin e Izet Haxhisë.
Pritet që autoritetete turke të vendosin për këtë kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa vetë Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ish-truproja i Sali Berishës nuk e ka pranuar kurrë, ka kërkuar që të ekstradohet dhe të përballet me akuzat e drejtësisë shqiptare.
Izet Haxhia u dorëzua dy javë më parë në policinë turke me qëllim ekstradimi në vendin tonë, ndërsa vendimin e tij e njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ish-truproja i Presidentit Berisha u arrestua në vitin 2006 në Turqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.
Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi Izet Haxhia është shprehur vazhdimisht se ka prova që fajësojnë ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë e skenarit që çoi në ekzekutimin e Azem Hajdarit pak metra larg selisë blu 12 shtatorin e vitit 1998.


