• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zyrtarë amerikanë në Korenë e Veriut, në përgatitje për takimin Trump-Kim
Home
Nderkombetare

Zyrtarë amerikanë në Korenë e Veriut, në përgatitje për takimin Trump-Kim

27 May, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Gazeta Washington Post njofton se një grup zyrtarësh amerikanë u futën në Korenë e Veriut të dielën për bisedime lidhur me takimin që duan të zhvillojnë Presidenti Trump dhe udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un.

Gazeta citon një person të afërt me shkëmbimet, sipas të cilit ish-ambasadori amerikan në Korenë e Jugut ishte thirrur të vinte nga posti aktual, si ambasador në Filipine, për të drejtuar përgatitjet.

Presidenti Donald Trump tha të shtunën në mbrëmje se vazhdojnë përgatitjet për takimin e 12 qershorit në Singapor dhe se po sqarohen hollësitë.

“Bisedimet po shkojnë shumë, shumë mirë,” tha zoti Trump.

Në Korenë e Veriut, media shtetërore njofftoi të shtunën se është “vullneti i palëkundur” i udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un që të zhvillohet takimi me Presidentin Trump.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha se i kërkoi kreut të Koresë së Veriut, Kim Jong Un të kontaktonte Uashingtonin direkt për të shpëtuar samitin bërthamor të 12 qershorit me Shtetet e Bashkuara, gjatë takimit ndër-korean që dy udhëheqësit mbajtën të shtunën.

Koreja e Veriut e kërkoi takimin mes Kim dhe Moon, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump anuloi samitin e Singaporit të enjten.

Moon bisedoi me gazetarët pas takimit me zotin Kim në anën veriore të kufirit mes dy Koreve, në të njëjtin fshat ku u takuan për samitin e prillit.

“Ne kemi rënë dakord që takimi i 12 qershorit duhet të mbahet me sukses dhe se udha jonë drejt çmilitarizimit bërthamor të gadishullit Korean dhe drejt një sistemi të përhershëm paqësor nuk duhet të ndalet. Kemi rënë dakord të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për këtë”.

Të shtunën President Trump u shpreh se mbetet e hapur mundësia për të mbajtur samitin e anuluar të Singaporit. Ai u tha gazetarëve pas takimit me amerikanin Joshua Holt, i cili u kthye në Shtetet e Bashkuara pasi u mbajt për dy vjet i burgosur në Venezuelë, se bisedimet e nivelit të lartë me Phenianin “po shkojnë shumë, shumë mirë”.

“Dhe mendoj se ka shumë vullnet të mirë; mendoj se njerëzit duan të shohin nëse mund të mbahet takimi dhe nëse mund të bëjmë diçka. Nëse e bëjmë këtë dhe nëse do të jemi të suksesshëm në çmilitarizimin bërthamor të gadishullit Korean, do të ishte një arritje e madhe për Korenë e Veriut, e mrekullueshme për Korenë e Jugut, do të ishte mirë për Japoninë dhe për botën, për Shtetet e Bashkuara, dhe për Kinën”.

Presidenti Trump ka thënë se udhëheqësit koreanoverior nuk do t’i cënohe as pushteti, as pasuria, pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera do të ofrojnë ndihmë të konsiderueshme ekonomike dhe investime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Fatziu i ditës, Fatmiri i natës dhe… Picirika”
Previous article "SWEET APPLE PIE"/ Luana Vjollca shfaqet me fustan të zi, në fokus të pasmet gjigande...(FOTO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT