• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zvicra publikon raportin e martesave të detyruara: Një pjesë e mirë e rasteve janë ato shqiptare dhe kosovare
Home
Sociale

Zvicra publikon raportin e martesave të detyruara: Një pjesë e mirë e rasteve janë ato shqiptare dhe kosovare

31 October, 2017 orgesazhuri Sociale

Sipas një raporti federal të publikuar sot në Zvicër, janë evidentuar rreth 900 martesa të detyruara për periudhën 2015 – 2017.

Në raport thuhet se shumica e familjeve e kanë origjinën nga Kosova, Sri Lanka, Turqia dhe Maqedonia. Në listë është renditur edhe Shqipëria, si një nga vendet ku ndodhin ende shumë martesa të detyruara. Numri i rasteve nga Afganistani dhe Siria është rritur ndjeshëm.

Mosha minimale ligjore për martesë është 18, edhe nëse ligji i vendit të origjinës së personit është i ndryshëm.

Në vitin 2012, parlamenti zviceran miratoi një sërë masash që hynë në fuqi në vitin 2013, duke rritur dënimet me burg maksimumi 5 vjet për njerëzit që shpallen fajtorë për detyrimin e të tjerëve për t’u martuar. Kjo vlen edhe për rastet kur martesa është kryer jashtë Zvicrës.

Në raportin e ri, qeveria thotë se lufta kundër martesave të detyruara kërkon angazhimin afatgjatë të autoriteteve federale, kantoneve dhe komunave, institucioneve të sektorit publik dhe organizatave joqeveritare (OJQ) për të arritur rezultate të suksesshme.

Ajo do të mbështesë krijimin e një qendre kombëtare për periudhën 2018-2021 për të mbikëqyrur rastet komplekse dhe për të siguruar informata të specializuara për organizatat lokale. Kështu, është parashikuar të lihet mënjanë një total prej CHF 800,000 me qëllim ndërgjegjësimin për problemin e martesave të detyruara.

 

  • Tags
  • martesa te detyruara
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nis fushata kombëtare e leximit, Kumbaro kërkon mbështetje
Previous article Britani e Madhe, vijnë në jetë binjakët me peshë rekord

orgesazhuri

Postime të ngjashme

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

ÇMIM I RËNDËSISHËM PËR CREDINS BANK/ Euromoney e shpall “Bankën më të Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026” Aktualitet

ÇMIM I RËNDËSISHËM PËR CREDINS BANK/ Euromoney e shpall “Bankën më të Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT