• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZVARRITET GJYQI KUNDËR ELVIS ROSHIT/ Gjykata: Ku e shkroi letrën ish-kryebashkiaku?
Home
Shqipëri

ZVARRITET GJYQI KUNDËR ELVIS ROSHIT/ Gjykata: Ku e shkroi letrën ish-kryebashkiaku?

4 June, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Prej më shumë se një muaji, gjykata e Tiranës ende nuk ka vendosur nëse do të pranojë kërkesën për gjykim ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit.

Ai i akuzohet për falsifikim të dokumenteve, akuze e cila ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale. Por nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Përveç mungesave të palëve në proces dhe problemet me njoftimin, një tjetër shkak për zvarritjen e këtij procesi paraprak, ishte dilema se kush gjykatë ishte kompetente për të gjykuar Roshin, ajo e Kavajës apo gjykata e Tiranës.

Për këtë arsye, gjykata i kërkoi prokurorisë që të specifikonte nëse Roshi e kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit në Kavajë, apo në Tiranë. Sipas verifikimeve të prokurorisë rezultoi se Elvis Roshi e kishte plotësuar formularin në Tiranë dhe për rrjedhojë vepra penale e falsifikimit është konsumuar në Tiranë, duke bërë kompetente gjykatën e Tiranës.

Por edhe pas sqarimit të këtij momenti avokati mbrojtës i Roshit kërkoi një tjetër shtyrje, pasi pretendoi se duhet të njihet me aktet në tërësi. Për këtë arsye gjykata e ka shtyrë për ditën e martë dhënien e vendimit për pranimin e kërkesës për gjykim ose jo./TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfimi unik i Messit si “çoban dhish”: Nuk e konsideroj veten më të mirin…
Previous article NDODH NË ZVICËR/ Vajza shqiptare blen thikë online, Zvicra NDËSHKON babanë. I jep...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT