• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zv.presidenti amerikan: Mueller të mbyllë hetimin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje
Home
Nderkombetare

Zv.presidenti amerikan: Mueller të mbyllë hetimin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje

11 May, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Zëvendës Presidenti amerikan Mike Pence tha sot se është koha që Prokurori i Posaçëm Robert Mueller të përfundojë hetimin e tij lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, si dhe nëse Presidenti Donald Trump ka penguar drejtësinë duke u përpjekur të prishë hetimin.

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv NBC, ai tha se “është në interesin e vendit që kjo çështje të mbyllet”.

Megjithatë nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë se zoti Mueller ndodhet pranë përfundimit të hetimit të tij njëvjeçar. Ekipi i tij ligjor ka negociuar me avokatët e zotit Trump për një intervistë të mundshme me presidentin dhe si do të zhvillohet ajo, si: temat që mund të diskutohen, kohëzgjatja e marrjes në pyetje dhe nëse zoti Trump do të dëshmojë nën betim.

Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, zoti Mueller ka sugjeruar se mund të kërkojë detyrimin e Presidentit për të dëshmuar nën betim përpara një jurie të madhe. Kjo mund të nxiste një mosmarrëveshje ligjore që do të kërkonte vendimin e Gjykatës së Lartë nëse një president në detyrë mund të detyrohet të dëshmojë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump dhe Kim Jon-Un takohen me 12 qershon në Singapor
Previous article VIDEO/ "E merrja 60 mijë, tani ilaçi është 215 mijë", ç’ndodhi me burrin nga Laçi që iu ankua live Ramës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT