• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump dhe Kim Jon-Un takohen me 12 qershon në Singapor
Home
Nderkombetare

Trump dhe Kim Jon-Un takohen me 12 qershon në Singapor

11 May, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Spekulime për një takim mes Trumpit dhe Kim Jong Unit kishte prej kohësh. Tani Presidenti i SHBA-së njoftoi në Twitter për kohën dhe vendin e samitit.

Samitit mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe sundimtarit të Koresë së Veriut Kim Jong Un planifikohet të mbahet më 12 qershor. Si vend për takimin është përzgjedhur Singapori. Trump shkroi në Twitter: “Ne do të përpiqemi të dy të bëjmë diçka të veçantë për paqen botërore!”

Sipas informacioneve nga Departamenti Amerikan i Shtetit takimi planifikohet të jetë njëditor, por nëse është e nevojshme takimi mund  të zgjatet edhe të nesërmen.

Eliminimi i pengesës së fundit

Trumpi së bashku me zëvendëspresidentin Mike Pence pritën para njoftimit për takimin tre shtetas amerikanë, që kishin qenë të burgosur në Korenë e Veriut. Ata u larguan nga Koreja e Veroit së bashku me ministrin e jashtëm Mike Pompeo, i cili ishte takuar me Kimin në Korenë e Veriut për të përgatitur samitin. Samiti i dy politikanëve konsiderohet si ngjarje historike, sepse deri tani asnjë president i SHBA-së nuk është takua me udhëheqësit komunistë të Koresë së Veriut.

Trumpi e konsideroi lirimin e shtetave amerikanë si një shenjë e mirë për samitin. Ai tha se shpreson që do të arrihet një marrëveshje në grindjen për denuklearizimin e Koresë së Veriut. “Unë mendoj se kemi një shans për të arritur diçka të vërtetë të rëndësishme,” tha presidenti i SHBA-së.

Kërkësa për denuklearizim

Largimi i tre të burgosurve konsiderohej si parakusht për një takim midis Trumpit dhe Kimit. Megjithatë një gjë e tillë nuk qe pranuar kurrë zyrtarisht nga pala amerikane. SHBA-ja kërkon gjithashtu edhe  denuklearizimin e plotë të gadishullit korean dhe njoftoi se sanksionet amerikane do të mbeten në fuqi edhe pas arritjes së marrëveshjes, derisa sa fjalët të ndiqen nga fakte.

Por termi denuklearizim mbetet e paqartë, sepse të dyja palët mund ta interpretojnë atë sipas dëshirës. SHBA pret nga Koreja e Veriut që të heqë dorë nga armët bërthamore. Koreja e Veriut ka zhvilluar vazhdimisht prova me armë bërthamore, duke shkelur një numër rezolutash të OKB-së./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sabit Brokaj: Ekstradimi i Izet Haxhisë ka alarmuar Sali Berishën. Ja pse dosja “Hajdari” do rihapet
Previous article Zv.presidenti amerikan: Mueller të mbyllë hetimin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje

Redaktor2

Postime të ngjashme

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT