• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zv.Kancelari austriak që po flet kundër Kosovës i fejuar me një bukuroshe serbe
Home
Rajon

Zv.Kancelari austriak që po flet kundër Kosovës i fejuar me një bukuroshe serbe

13 February, 2018 Ina.Autor Rajon

Heinz Christian Strache zv/kancelarit austriak, që udhëheq me partinë e ekstremit të djathtë, FPO, i cili bëri bujë në mediat serbe me deklaratën se Kosova është ‘pjesë’ e Serbisë, sipas mediave serbe në vitin 2015 ishte fejuar me këngëtaren serbe Teodora Kuniq, vajzën e Suzana Mançiqit, e cila u bë e famshme në ish-Jugosllavi si prezantuese e Loto-s.

Me sa duket, shkruan portali austriak “Kosmo” në artikullin e publikuar më 14 tetor 2015, kolegët serbë duket se nuk kanë asnjë ide se kush është politikani i njohur austriak. Vërtetë, këmbanat e dasmës do të bien për Teodorën së shpejti, por për Strache-n ato mbeten të heshtura. Shefi i FPÖ ishte vetëm një mysafir në mbrëmjen e fejesës.

Ndërsa, portali “Populismobserver” në një artikull me 15 dhetor 2015 të titulluar “The freedom party of Austria and their serbian migrant supporters( Partia e lirisë e Austrisë dhe mbështetësit e tyre, emigrantët serbë” ndër të tjera shkruan se: Ajo që është specifike për FPÖ, megjithatë, është se ata filluan të kërkonin vota nga emigrantët. Nga emigrantët serbë, më saktësisht. Duke parë Heinz Christian Strache – Kryetarin e FPÖ – me një litar lutjeje ortodokse serbe nuk është më një lajm i paparë në Vjenë.

Politikanët e FPÖ-së, përfshirë vetë Strache-n, shfaqen shpesh në restorantet dhe klubet e natës serbe, ku ata bëjnë foto para “qebapëve” dhe vallojnë “Turbo-Folkun” serb. Në një emision të njohur satirik në vitin 2010, “Wir Sind Kaiser”, Strache tha: “Nuk e kuptoj se nga vjen kjo urrejtje (…). Unë jam një person i ngrohtë dhe nuk urrej. Kur dikush më madhëron në gjuhën serbe, Pomozi Bog, i përgjigjem me tri gishta. Unë jam multikulturor”. Referimi i Strache për shumëkulturalizmin e tij vazhdon, ndërsa dialogu vijon:

Moderatori: Ne flasim pak serbisht, apo jo? A flisni edhe serbisht?

Strache: Po disa fjali, mund të them … ‘Kosova është zemra e Serbisë’, për shembull.

Moderatori: Por ka shumë njerëz me një mendim krejtësisht të ndryshëm.

Strache: Po, ju keni të drejtë.

Moderatori: Çfarë do të thotë juaji?

Strache: Ku ka padrejtësi, unë jam atje për këdo që është kundër saj … dhe ‘Kosova është zemra e Serbisë’.

Dashuria e Strache dhe FPÖ për Serbinë shtrihet tek emigrantët serbë në Vjenë dhe Austri, dhe kjo ka qenë e vazhdueshme nga 2010 e tutje. Kërkimi i FPÖ për emigrantët serbë është bërë një temë e përgjithshme e fushatës së tyre. Në një video të botuar në internet para zgjedhjeve të 2015, Strache deklaroi: “Serbët janë grupi më i madh i emigrantëve në Austri. Ata janë të integruar shkëlqyeshëm. Ata janë njerëz punëtor. Ata e vlerësojnë shtëpinë e tyre të re dhe ata qëndrojnë në shtëpinë e tyre të re, Austri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skandali i dy deputetëve, ish-zëdhënësja e PD-së: Më e shëmtuar se të gjithë mesazhet erotike të Parlamentit…
Previous article "Euronews": Qeveria shqiptare ka sekuestruar qindra ton drogë dhe shkatërruar miliona rrënjë kanabis

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT