Teksa kanë qenë të pranishëm në homazhet e familjeve Greku dhe Cara, Edi Rama dhe Erion Braçe janë takuar me të afërmit e viktimave. Në këto momente të trishta fjalët janë të pakta edhe për kryeministrin i cili ka qëndruar kokë ulur dhe në heshtje në nder të viktimave.
“Zoti kshu e mendoj 2 me na i lënë dhe 7 me na i marrë. Ne vetëm me qëndru se s’kemi rrugë tjetër. E kemi menaxhuar mirë. besoj se do ta kalojmë, stafi mjekësor janë aty, e kam mendu se do të jemi në një situatë shumë më të vështirë. Respekt pa fund!” tha një famijarë teksa u takua me Ramën.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿Në ceremoninë prekëse të familjeve Cara dhe Gregu, Thumanë https://e-albania.al/dhuro/
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 29. November 2019


