Gjykata e Lartë me një trupë provizore të caktuar nga KLGJ-së për rastet e urgjencës ka vendosur që të prishë vendimin e Apelit të Gjykatës së Durrësit për Alket Hatinë duke e rikthyer sërish në këtë institucion për ta rishqyrtuar. Gjykata e Lartë vendosi rigjykimin e kësaj dosje me argumentin se “Gjykimi dhe vendimi ishte me mangësi të theksuara”, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Por Alket Hatia është i lirë prej 11 korrikut të 2017 pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Historia
Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën për ekstradimin e Alket Hatisë në Itali në datë 5 mars të vitit 2018. Sipas gjykatës së Durrësit, Hatia e ka kryer dënimin 16 vite në Shqipëri për të njëjtat vepra penale që akuzohet në Itali. Vendimi është marrë nga gjyqtari Paulin Çera. Alket Hatija 45 vjeç është etiketuar nga mediat italiane si “Zot i drogës”.


