Një ditë pasi KPA e shkarkoi si prokuror dhe e paralajmëroi se nuk do ta njihte vendimin e shpallur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Besnik Muçi, siç shihet edhe në këtë foto, ka hyrë mëngjesin e sotëm në Gjykatën Kushtetuese, institucion në të cilin u emërua nga presidenti Ilir Meta, pa e kaluar vetting-un.

Një ditë më parë, Besnik Muçi tha se KPA nuk duhet të vijonte procesin e rivlerësimit ndaj tij, pasi humbi statusin e prokurorit me betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i KPA-së u kundërshtua edhe nga presidenti Ilir Meta, teksa e konsideroi “vetting të partisë”.



