• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ZONJË MË NDIHMO…”/ Detaje të reja nga vrasja e italianit, del dëshmia e shqiptarit
Home
Aktualitet
Kronikë

“ZONJË MË NDIHMO…”/ Detaje të reja nga vrasja e italianit, del dëshmia e shqiptarit

23 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën e 20 Korrikut në Itali ku një 42-vjeçar shqiptar vrau me thikë një 28-vjeçar italian. Viktima është Stefano Bartoli ndërsa autori Erjon Behari, siç shkruajnë mediat fqinje.

Sipas të njëjtave burime, ata të dy janë takuar për të folur në lidhje me disa çështje financiare, por më pas situata ka degraduar në tension dhe përfundoi me vdekjen e 28-vjeçarit para shtëpisë së Beharit. 43-vjeçari është rezident në rrugën Due Giugno në Spoleto.

Dyshimet janë se Behari ka qenë nën ndikimin e alkoolit kur e goditi Bartolin me një thikë kuzhine. Gjatë marrjes në pyetje, shqiptari ka thënë se nuk kishte qëllim ta vriste italianin, por vetëm ta trembte që të ikte duke menduar se e kishte lënduar lehtë.

Megjithatë, atij i janë vënë prangat për vrasje me dashje dhe aktualisht ndodhet në burgun e Spoletos. Autoritetet kanë sekuestruar edhe armën e krimit dhe pritet të sqarojnë më mirë dinamikën e ngjarjes. Për këtë arsye, pritet edhe autopsia mbi 28-vjeçarin.

Pasi u plagos Bartoli kërkoi ndihmë tek një zonjë e moshuar, e cila bashkë me djalin e saj u përpoqën që të bllokojnë plagën. Kanë qenë ata që kanë thirrur ambulancën dhe policinë.

“Pashë një djalë duke u ngjitur në gardhin e shtëpisë dhe duke më thënë “zonjë më ndihmo, thirr ambulancën. Më kanë goditur me thikë. Isha në kuzhinë duke mbushur lavastoviljen dhe kisha dritaren e hapur”, tha e moshuara që ndihmoi të riun.

“Më pas erdhën [ambulanca] dhe e morën ndërsa në të njëjtën kohë mbërritën dhe karabinierët”, tha ajo për mediat italiane.

Bartoli dhe Behari kishin njohje prej kohësh. Të dy i përkasin botës së krimit në Spoleto. Sipas hetimeve, ata janë përgjegjës si bashkëpunëtorë për vjedhjen e disa lokaleve dhe dyqaneve muajt e fundit. Bartoli kishte disa rekorde kriminale, ndërsa Behari ishte në liri me kusht për sjellje të rrezikshme në publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARADË MODE E KRIJUAR NGA AI/ Elon Musk tallet keq me liderët botërorë
Previous article ÇFARË NDODHI GJATË NATËS NË TIRANË? Dyshohet se iu shkrep arma gjatë festës, tre persona përfundojnë në spital

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT