Gjykata italiane ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg shqiptaren e njohur si “Zonja e drogës”, e cila u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar pasi u kap me 450 kilogramë drogë. Jona Mullaraj, e cila shpesh ishte parë në shoqërinë e politikanit të njohur italian Mateo Salvini, si dhe kishte bërë fushatë për partinë e tij “Lega Nord” u arrestua në dhjetor të vitit të shkuar nga autoritete italiane, pasi u kap duke transportuar 450 kilogramë lëndë narkotike të llojit hashash dhe marijuanë.
Droga u gjet në një garazhin e Cesano Maderno në rrugën “De Medici”, ku ishte marrë me qira dhe kontrata ishte nënshkruar nga një grua tjetër, shkruajnë mediat italiane. Pronari i magazinës ku mbahej lënda narkotike, u shpreh në atë kohë se Jona Mullaraj vinte shpesh për të marrë çelësat.
Gjykata ka dënuar gjithashtu Bruno La Marca me 3 vjet e 10 muaj, Alessandro Barbieri me 3 vjet e katër muaj si dhe Rosario Abbene me një vit e gjysmë, që ishin pjesë e bandës së Mullarajt. Ndërkohë pas dhënies së dënimit, avokati i Mullarajt ka


