• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZjJARRET NË KALIFORNI/ Mbi 50 të vdekur, mbi 220 banorë figurojnë të zhdukur
Home
Nderkombetare

ZjJARRET NË KALIFORNI/ Mbi 50 të vdekur, mbi 220 banorë figurojnë të zhdukur

15 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Mbi 50 vetë janë konfirmuar të vdekur deri tani nga zjarret në Kaliforni. Ekipe zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me flakët, ndërkohë që dhjetëra mijëra banorë janë zhvendosur dhe ende ka qindra të zhdukur. Punonjësit e ndihmave po kërkojnë mes rrënojave që ka lënë pas zjarri.

Shumë nga të vdekurit janë gjetur në makina të djegura si dhe në ndërtesa të shkatërruara në qytetin Paradise në Kaliforninë veriore. Zjarrfikësit luftuan gjatë gjithë natës me flakët që kishin përfshirë një sipërfaqe prej 50 mijë hektarësh.

Shumë zjarrfikës janë vetë banorë të zonës, ku deri tani janë regjistruar 7600 shtëpi dhe struktura të tjera të shkatërruara.

“Është shumë e rëndë kur futem në lagje që i ngjajnë zonës ku banoj dhe shoh se thuajse gjysma e banorëve kanë mbetur pa shtëpi. Kemi humbur shumë në këtë zonë,” thotë shefi i batalionit zjarrfikës.

Në Kaliforninë e jugut një vatër zjarri vazhdon të digjet pranë Los Anxhelosit. Zjarrfikësit kanë numëruar mbi 435 struktura të shkatërruara, ndër to edhe shumë shtëpi të shtrenjta në qytezën Malibu.

“Do të duhen edhe disa ditë për të bërë një përllogaritje të plotë dhe të saktë të strukturave të shkatërruara. Por sipas përllogaritjeve të mia, shifra do të jetë shumë më e lartë,” tha shefi i zjarrfikësve të Los Anxhelosit.

Më shumë se 8 mijë zjarrfikës janë mobilizuar në të gjithë shtetin për të luftuar zjarret. Erërat e forta, të quajtura Santa Anas, një fenomen i rregullt natyror në Kaliforninë e jugut, i kanë vështirësuar operacionet.

“Me vazhdimin e erërave Santa Ana që do të hapin vatra të reja zjarri, i bëjmë thirrje publikut të tregojet i vëmendshëm dhe të ndjekë udhëzimet e zyrtarëve për evakuim,” tha zëvendës shefi i Departamentit Zjarrfikës për shtetin e Kalifornisë.

Në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump, i cili ishte kritikuar pasi kishte shprehur ankesa për departamentin e menaxhimit të pyjeve në Kaliforni, përcolli ngushëllime për viktimat dhe shprehu keqardhje për banorët e prekur nga kjo fatkeqësie natyrore.

“Mbajmë zi për jetët e humbura, falemi për viktimat. Ka në fakt më shumë viktima se ndokush mund ta imagjinonte të mundshme”.

Ekipet zjarrfikëse po përllogarisin dëmet materiale dhe në njerëz, ndërkohë që mbi 220 banorë aktualisht figurojnë të zhdukur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RONALDO DO MUNGOI/ Në Milano po bëhet "NAMI" për Itali-Portugali
Previous article ZBULOI SKANDALIN E MADH/ Gazetari që HULUMTOI JUVEN, kërcënohet me VDEKJE

Isa.Autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special Botë

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein Botë

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit Botë

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT