• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZJARRI SHKRUMBON AEROPORTIN E KATANIAS/ Fluturimet anulohen deri më 19 korrik
Home
Nderkombetare

ZJARRI SHKRUMBON AEROPORTIN E KATANIAS/ Fluturimet anulohen deri më 19 korrik

17 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Aeroporti ndërkombëtar “Vincenzo Bellini” në Katania është pushtuar nga flakët mbrëmjen e djeshme pas orës 23:00.

Zjarri ka nisur në bazën e poshtme të terminalit ajror, por fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi aeroporti u braktis nga pasagjerët me nxitim.

Sac, kompania administruese e aeroportit të Katanias, komunikon se, për shkak të zjarrit që shpërtheu në terminal, operacionet e fluturimit janë pezulluar deri në orën 14:00 të datës 19 korrik.

Sakaq, mediat italiane raportojnë se në katin e fundit të aeroportit ka pasur momente frike të forta, teksa terminali u mbush me tym të dendur.

Në rrëmujën e përgjithshme që u krijua prej zjarrit kishte nga ata që bërtisnin dhe që qanin, të shtyrë për tu larguar me shpejtësi nga personeli i sigurisë që bërtisnin “të gjithë jashtë“.

Qendra Operative e Zjarrfikësve bëri të ditur se zjarri u lokalizua dhe u fik nga ekipet që ndërhynë me shpejtësi nga selia qendrore e komandës Etna.

Zjarrfikësit janë ende në punë në aeroportin e mbushur ende me tym, për të kryer operacionet e fundit të pastrimit dhe për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë vijojnë operacionet e kontrollit dhe bonifikimit të aeroportit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNA PËR GUROREN/ Taulant Balla drejtuesve të policisë: 'Miku im Rrahman Rraja u vetëndëshkua por ju ende nuk ka bërë detyrën të arrestoni...
Previous article ASGJESOHEN 1 MIJË BIMË NARKOTIKE NË LEZHË/ Policia në kërkim të autorëve

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT