Nga pyjet e gjelbra të fshatit Kullollas, gjithçka ka mbetur është hiri.
Në këtë fshat nisi tre ditë më parë, zjarri që u përhap në shtatë fshatra të tjerë të Gramshit. Flakët i morën jetën një të moshuari, shkrumbuan qindra hektarë pyje dhe dhjetëra shtëpi.
Nga pamjet duken qartë dëmet e mëdha që shkaktoi zjarri masiv. Pyjet janë shfarosur dhe pemët janë shndërruar në hi.


