Të famshmit përfshirë Oprah Winfrey dhe Rob Lowe shprehën frikën për shtëpitë e tyre pas zjarrit të Thomas të shtunën, që u quajt si zjarri i tretë më i madh që Kalifornia ka parë ndonjëherë duke mbuluar 267.500 hektarë – një zonë më të madhe se New York City.
Qarku i Santa Barbara lëshoi urdhra të rinj për evakuim të shtunën për shtëpinë e Oprah në Montecito dhe komunitete të tjera në zonë.
NBC raporton se zjarri, më i madhi në historinë e Kalifornisë, tani ka djegur 267,500 hektarë.Kjo e bën atë më të madhe se New York City, e cila mbulon 195,000 hektarë.
Zyrtari i informimit publik Joe Rosa tha: “Tymi është aq i madh në vende, dhe erërat aq të forta dhe sjellja e zjarrit është e çrregullt, nuk është e sigurt për ne që të kemi ekipe që qëndrojnë në zonën e zjarrit”.
Aktori Rob Lowe, i cili jeton gjithashtu në zonë, ka postuar një foto Instagram të shtëpisë së tij të shtunën në mëngjes. ‘Lutuni për Santa Barbara’, shkroi ai.
Së bashku me Oprah Winfrey dhe Rob Lowe, të famshëm duke përfshirë Ellen DeGeneres, Drew Barrymore, Jeff Bridges, Jane Seymor dhe Patrick Stewart kanë ose posedojnë pronat e tyre në zonë.
Këngëtarja Katy Perry shkroi të shtunën se familja e saj po evakuuohej nga flakët. ‘U zgjova për të uruar nënën time për ditëlindjen e 70-të të lumtur sot dhe gjeta vëllain tim që i evakuonte ata nga zjarri i tmerrshëm #Thomas në Qarkun e Santa Barbara që ka nisur përsëri … jam duke u lutur, “shkroi ajo.
Maria Shriver ndau një fotografi me Twitter me titullin: ‘Nga miqtë e mi në Santa Barbara. Lutjet e vazhdueshme janë të nevojshme për ata që luftojnë kundër zjarreve”.
Shkaku mbetet nën hetim. Deri tani, kostot e zjarrit kanë tejkaluar 100 milionë dollarë.
Përgatiti: AlpeNews.al






