Ky është momenti drithërues, kur një “fantazmë” u filmua duke kaluar në një nga dhomat e shtëpisë së Stephen Lee.
Pamjet e kapura nga kamerat e brendshme tregojnë sesi gjatë natës shfaqet një hije dhe më pas shpërndahet. Pronari i shtëpisë, Stephen Lee, fillimisht kishte instaluar kamerat për të regjistruar partnerin e tij James dhe dy qentë që ata mbanin në shtëpi.
Por pasi vëren një seri ngjarjesh të frikshme, Stephen është i bindur se shtëpia e tij përndiqej. Një dite teksa ishte duke parë regjistrimet, ai vuri re diçka të çuditshme që lëvizte natën në dhomën e ndenjes.
Në fillim mendoi se mos ndoshta ishte ndonjë nga qentë, që mund të shkaktonte rrëmujë në dhomë, por jo.
“Dritat e Krishtlindjes rrinin ndezur në mënyrë të vazhdueshme edhe ose në i fiknim, shumë artikuj të ndryshkëm hidheshin në tokë gjatë natës dhe në mëngjes e gjenim dhomën rrëmujë”, është shprehur ai.
Stephen tha gjithashtu se pasi i pa me dhjetëra herë pamjet e filmuara më në fund e pranoi se ka gjasa të jetë diçka mbinatyrore”.


