• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZJARRI NË ÇERDHEN NË TIRANË/ Reagon Vokshi: Mbrëmë një tjetër rast. Prindër mos rrini po…
Home
Shqipëri

ZJARRI NË ÇERDHEN NË TIRANË/ Reagon Vokshi: Mbrëmë një tjetër rast. Prindër mos rrini po…

22 August, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Policia njoftoi nje dite me pare se rreth orës 19:25, në rrugën “Nikolla Tupe”, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”, kishte rënë zjarr, e ne kete moment aty nuk ndodheshin njerëz. E pas kesaj ngjarje, vjen reagimi i PD.

Deputetja demokrate Albana Vokshi ngre pyetjen nese “seriali i zjarreve ne cerdhe eshte pasoje e investimeve te dyshimta qe ka bere bashkia”.

STATUSI I PLOTE I ALBANA VOKSHIT NE FB

SERIALI I ZJARREVE NË ÇERDHE, PASOJË E INVESTIMEVE TË DYSHIMTA TË KRYETARIT TË BASHKISË ERJON VELIAJ???!! Në 2015 Veliaj propagandoi me të madhe projektin ”Adopto një çerdhe”. Me me shumë gjasa, ai detyronte biznesin të investonte falas një gjobë shtetërore, që si duket ka shkuar në fondin e Veliajt për të blerë kohën televizive për propagandën e tij neveritëse qe shpesh nuk kursen as fëmijë. 

Mbrëmë vonë, u dogj një tjetër çerdhe në mes të Tiranës, sepse fondet e investimeve i “adoptoi” Veliaj të cilit nuk i interesojne as siguria e as standartet në cerdhe, kopshte apo shkolla.

Pas djegies brenda një jave të dy cerdheve në Tiranë, të gjithë prindërit janë tejet të shqetësuar. Propaganda 24 orë në ditë, në cdo media me përurimet plot bojë e ngjyra të Kryetarit te Bashkisë që i fton t’i cojnë fëmijët e tyre në ato cerdhe, nuk i mbron dot fëmijët e tyre.

Pas këtyre ngjarjeve “të cuditshme”, pyetje të shumta i lindin në kokë cdo nëne që con fëmijët në cerdhet e kopshtet e Tiranës:

– A janë këto zjarrvënie të qëllimshme?

– Kush i ka “adoptuar” dhe bërë investimet në 31 cerdhet e Tiranës pjesë e nismës së Veliajt?? pse nuk bëhet transparencë për këtë nismë? A janë shpërblyer donatorët me tendera publikë nga Erjon Veliaj? A ka përfituar dhe cfarë Erjon Veliaj prej tyre?

– A janë rikonstruktuar dhe a funksionojnë sipas standarteve?

– A janë kontrolluar standartet e sigurisë së cerdheve/kopshteve/shkollave nga institucionet shtetërore përkatëse? Pwe nuk bëhen publike raportet e kontrollit?

– Apo është një tjetër trafikant ndërkombëtar që do i japë një tjetër koncesion apo PPP për ta bdihmuar për votat në zgjedhjet r ardhshme???

Me Erjon Velinë në krye të Bashkisë Tiranë femijët tanë, sot, janë edhe më të pasigurt. Çerdhet, kopshtet, shkollat janë kthyer në godina “ rrezik vdekje”, sepse fondet vidhen për llogari të Kryetarit…

Pesë vitet e Qeverisjes së Ramës kanë dëshmuar që pas cdo ngjarje të rëndë e kriminale, Rama-Veliaj e kanë pasur një plan për përfitime të tyre shpesh me trafikantë ndërkombëtarë…

Institucionet ligjzbatuese të mos bien pré e presioneve të Veliajt, por të zbulojnë arsyet dhe të hetojnë fajtorët e rënies së zjarrit në çerdhet nr. 14 dhe 16 të Tiranës.

Prindërit të mos heshtin!!! Vjet ra tavani i shkollës, një javë më parë u rrezikua çerdhja nr. 14, mbrëmë u dogj çerdhja në mes të Bllokut…po nesër??

ZOT RUAJI FËMIJËT NGA KËTO QENIE TË PASHPIRT!!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KALOI ME SHPEJTËSI TRENIN PËR TË SHPËTUAR QENIN/ FOTO: Tmerri që përjetoi kosovari në Durrës
Previous article Talenti shqiptar në Serie C/ Sokol Haxhia: Kishte interes nga shumë klube për Isufaj

g.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT