Situata në Shqipëri është e tensionuar kjo për shkak të mos-pjesmarrjes së opozitës në zgjedhje. Edi Rama është i binsur që zgjedhjet do bëhen edhe pas lëvizjes së Presidentit për ç’dekretimin e tyre.. Ndersa opozita e rrugës kërkon që të zbatohet dekreti i presidentit dhe zgjedhjet të mos bëhen.
Sonte opozita ka protestë e 9 kombëtare. Këto ditë ishin “java e zjarrit dhe e trazirave”, me sulmet ndaj KZAZ-ve në bashkitë e drejtuar nga opozita. Por duket se protesta e kësaj mbrëmje do jetë e qetë pasi kreu I PD Basha deklaroi se do jetë në protestë me gruan dhe vajzat e tij dhe shtoi se nuk do të ketë dhunë.
Para dy ditëve situata që kaploi disa qytete të vendit u duk se do të agravonte dhe më tepër pasi militantët e PD, drejtorat dhe shefat e bashkive kërkonin me force heqjen e materialeve zgjedhore nga shkollat.
Aq sa përplasjet e mëdha në Kamëz , Kavajë dhe në Shkodër ishin të përmasave të mëdha. Në Shkodër pati një incident edhe më të madh pasi militantë e PD të drejtuar nga ish-deputetët I vunë flakën një shkolle ku ndodheshin materialet zgjedhore. Shkak I këtij incidenti u arrestuan disa persona dhe u shpall në kërkim një ish-deputet I parties demokratike Bardh Spahia I cili u arrestua duke shkuar në një emision televiziv.
Ajo që u pa me habi ishte lëvizja e liderit democrat I cili nga dhuna dhe zjarret dha se protesta do të jetë paqësore , kush e trembi Lulzim Bashën?
Vizita e djeshme e ambasadorit anglez në zyrën e Bashës, duket se ka qenë pjesë një arsye pasi ato nuk ndenjën pak por dy orë. Duket se ajo që kanë diskutuar mes tyre ka qenë situata politike dhe oraganizimi i një protestse paqësore.
Por nuk ishte vetëm vizita e ambasadorit amerikan arsyeja që u ulën tensionet dhe u “tremb” lideri i opozitë por edhe reagimet e ambasadave si Amerikane, Gjermane etj.
Reagimi i ambasadës Amerikane
Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndëkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi. Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi.
Thirrja e ambasadores Gjermane
“Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke patur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore. Me shqetësim të madh jam duke ndjekur ditët e fundit edhe trazirat e dhunshme në vende të ndryshme të Shqipërisë. Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike. U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin”, shkruan Schütz.
Thirrja e ambasades Italiane
Nuk dihet nëse Basha do ti qëndrojë “besës” për të mos patur dhunë siç premtoi mbrëmë dhe siç ka biseduar me ambasadorët. Nuk dihet nëse do të kemi një thirrje të Ilir Metës të cilës opozita ia dëgjon “llafin” jo vetëm se është Burri i Monikë por edhe se është në krah të tyre siç thotë dhe kryeministri Rama.
Protesta e fundit kombetare e opozites pasi nisi dhuna pati një reagim të menjëhershëm të presidentit Meta. Ky reagim u dëgjua nga opozita dhe organizatorët larguan protestuesit nga parlamenti. Kësaj here nuk dihet se kë do dëgjoj opozita ambasadorët apo një tjetër nderhyrje të Presidentit?!
Përgatiti: AlpeNews.al



