Fluks automjetesh është krijuar në rrugën e Kombit deri në doganën e Morinës. Kthimi i qytetarëve nga Kosova pas pushimit në bregdetin shqiptar dhe i emigrantëve nga Kosova që kthehen nga vendet e BE-së e vijnë për pushime në vendlindje ka krijuar radhë të gjata mjetesh.
Fluks është krijuar edhe nga situata e zjarreve mbi tunelin e Kalimashit, ndërkohë që policia po menaxhon situatën tek tuneli për drejtimin e makinave. Zona pranë tunelit është mbuluar nga tymi, por qarkullimi i automjeteve po vijon pa problematika.


