• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZJARRET NË VOSKOPOJË/ Peleshi: Situata e vështirë në Karaburun dhe Thirrë, autorët do të vihen para drejtësisë
Home
Politikë

ZJARRET NË VOSKOPOJË/ Peleshi: Situata e vështirë në Karaburun dhe Thirrë, autorët do të vihen para drejtësisë

8 August, 2021 Delo.autor Politikë

Vatrat e zjarreve në Voskopojë, Peleshi: Janë të qëllimshme, autorët do të vendosen përpara drejtësisë. Situata e vështirë në Karaburun dhe Thirrë
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shkuar në Voskopojë, ku ka monitoruar nga afër vatrën e re të zjarreve që është aktivizuar atje.

Në një prononcim për mediat, ministri ka thënë se zjarret në këtë pjesë të territorit janë të qëllimshëm, pasi është mjaft freskët për të pasur aktivizime natyrore. Sipas tij, personat që ndërmarrin të tilla hapa do të hetohen dhe do të marrin dënimin e merituar.

Sakaq, Peleshi i bëri një rezyme situatës aktuale të zjarreve në Shqipëri. Ai tha se problematike paraqitet situata në Karaburun dhe në Thirrë të Mirditës, ndërsa vatrat e tjera aktive në vend sipas tij, janë më të menaxhueshme.

“Para një ore, këtu në Voskopojë ka pasur një shpërthim zjarri, një vatër që nuk nxitoj të them që është e qëllimshme sepse në të njëjtën kohë patëm 5 vatra të ndryshme. Është shumë e rrezikshme si vatër, pasi zjarri ka depërtuar në zemër të pyllit. Gjithsesi ka disa rrethana pozitive. Sapo kemi bërë një konsultë me komandantin e zjarrfikësve të Bashkisë së Korçës. Kemi forca të vazhdueshme do të kemi dhe katërfishin të tyre për pak. Është fatalitet nëse do të dështonim këtu. Por rreziku është i shtuar nëse flakët kapërcejnë në zona më të dendura të parkut.

Falenderoj forcat zjarrfikëse. Kemi 60 trupa të FA në lartësinë e Karaburunit, aty ku fillon Parku i Llogarasë. Kemi përcaktuar strategjitë se si do të bëjmë disa ndërhyrje me teknikat e mbrotjes nga zjarri. Besoj do të jetë një natë e sigurt edhe kjo. Kemi pas zjarre në Fier. Jemi të shqetësuar për vatrën në Thirrë, në Tunelin e Kalimashit, është situatë e vështirë, por besojmë se do e mbajmë nën kontroll. Ne tashmë kemi dhe mjetet tona dhe ndihmat e BE, njëri prej tyre është në territor ndërsa tjetri në Rinas, i gatshëm për të zëvendësuar dhe kombinuar fluturimet. Bëhet fjalë për helikopterët që kanë kapacitet deri në 10 mijë litra. Ai ka operuar në zonën e Karaburunit, ndërsa helikopteri tjetër ka punuar në Veri, dje, edhe sot ka pasur fluturime aty.

Këtu ka një grup të vogël turistësh, prioritet është jeta e tyre. Policia kufitare ka ndërhyrë për t’i evakuuar dhe mbajtur larg vatrës. Janë zjarre dinamike. Këtu në Voskopojë, ku dhe jemi, është freskët përgjithësisht, kështu që zjarret nuk mund të vijnë nga natyra, por nga dora e robit. Ka shumë arrestime, disa të tjerë janë nën hetim. Nëse në letër është sipërfaqe e gjelbër, t’i bëj ç’të duash nuk ndërton dot, o keqbërës, o kriminel, sepse realisht kemi prekur dorën kriminale në të gjithë vendin, që qëllimet merren me mend. Do të merremi shumë fort pas kësaj, për të shmangur këto ngjarje në të ardhmen”, tha Peleshi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FAZA E DYTË E RREGJISTRIMEVE/ Afati për klasat e para dhe të dhjeta përfundon në 30 gusht përmes E-Albania
Previous article STUDIMI/ Si mund ta kuptojmë nëse jemi spiunuar përmes Whatsapp?

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT